Scan media në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting, ka publikuar edicionin e dytë të “Barometrit Ekonomik” për periudhën prill-qershor. Metodologjia e përdorur është po e njëjtë me atë të edicionit të kaluar, ku njëri nga komponentët e trajtuar është edhe “Niveli i Kënaqësisë së Jetesës”.
Rezultatet e edicionit të dytë tregojnë se, 58% e të anketuarve deklarojnë se janë të pakënaqur nga niveli i jetesës. Përkatësisht 36% e të anketuarve kanë dhënë si përgjigje “ Më së shumti të pakënaqur” dhe 22% janë shprehur se janë “Plotësisht të pakënaqur”. Rreth 4% e të anketuarve nuk kanë dhënë një përgjigje lidhur me kënaqësinë për nivelin e jetesës.
Rezultatet mbi pyetjen lidhur me “Kënaqësinë me nivelin e jetesës” tregojnë se 38% e të anketuarve shprehen se janë të kënaqur me nivelin e tyre të jetesës. Përkatësisht 4% e të anketuarve pranojnë se janë “Plotësishtë të Kënaqur” dhe 34% janë shprehur se janë “Më së shumti të kënaqur”. Në total, ata që janë të kënaqur me nivelin e tyre të jetesës në tremujorin e dytë të vitit rezultojnë në 38%, ndërkohë që ishin vetëm 33% në tremujorin paraardhës, çka sinjalizon një përmirësim në nivelin e perceptimit të familjeve shqiptare për jetesën e tyre.
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments