Sociale

Rritet kriminaliteti gjatë pandemisë, rritje me 3.6% e veprave penale në 2020-ën

0

Instituti i Statistikave në publikimin “Shqipëria në shifra” paraqet të dhëna veç të tjerave mbi veprat penale kundër personit për vitin që lamë pas, pra vitin 2020. Të dhënat tregojnë se është rritur numri i veprave penale gjatë vitit 2020 përfshirë, tentativën për vrasje, kanosjet, përndjekje si dhe veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Janë evidentuar 6 375 vepra penale gjatë vitit 2020, duke pësuar një rritje me 3,6%, nga 6 152 që ishin gjatë vitit 2019. Këto vepra penale përbëjnë gati 19.5% të totalit të veprave pënale të evidentuara gjatë vitit 2020. Pavarësisht pandemisë, ku pritej te reflektohej mbi jetën dhe shëndetin, shifrat tregojnë një rritje të veprave penale.

Për krimet e bëra, gjatë vitit 2020, ndërkohë janë regjistruar 7 605 autorë të dyshuar, përsëri një rritje me 3.6% krahasuar me vitin 2019. Viti 2019 regjistron më pak vrasje të kryera, por dukshëm ka regjistruara më pak vrasje të tentuara ku nga 76 tentativa janë rritur në 114 të tilla gjatë vitit 2020. Kërcënimet me vdekje gjithashtu kanë një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Vitit 2019 regjistronte 1 169 kanosje, ndërkohë që viti 2020 ka regjsitruar 1 233 të tilla, një rritje me rreth 6%.

Po të ndalemi në formën tjetër më të zakonshme të veprave penale në Shqipëri, atë të veprave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, shohim se numri total i veprave penale nuk është rritur krahasuar me vitin 2019. Ajo që vihet re janë format e veprave penale për këtë kategori. Viti 2020 shënon rritje të rasteve të dhunës në familje, por nga ana tjetër kemi ulje të rasteve që braktisin fëmijën dhe trafikimit të tyre.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shtëpitë private rikthehen në “modë”, – 72.7% e familjeve nuk jetojnë në apartament, rritet norma nga 2018 në 2019

Postimi mëparshëm

Ulet norma mesatare e interesit për kredi në lekë. E kundërta ndodh me ato në euro

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.