Financë

Rezerva e BSH u rrit me 1 mld euro në 2021/ Rritja vjetore në 26.1%, hapi më i shpejtë që prej vitit 2015

0

Rezerva ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë ka rritur në dhjetor të vitit të kaluar shifrën e 4.97 miliardë eurove, nga 3.94 mld euro që ishte në muajin dhjetor të vitit paraardhës. Pra, në harkun e një viti, rezerva ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë është rritur me plot 1.03 mld euro. Bëhet fjalë për një rritje të saj me 26.1%, nga rreth 17% që ishte gjatë vitit 2020. Ndër të tjera, kjo është rritja më e madhe që prej vitit 2015, kur rezerva ndërkombëtare rritej në terma vjetorë me plot 31.4%, dhe fiksohej pranë rreth 2.8 mld eurove, dhe në rreth 2.1 mld euro në vitin 2014. Pra, në harkun e 6-7 viteve rezerva ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë thuajse është dyfishuar, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të analizuara nga “Scan Intelligence Unit”.

Ndërkaq, shifrat tregojnë se thuajse e gjithë rritja ka ardhur në formën e valutës, pra monedhave. Sa i përket formave të tjera të rezervës ndërkombëtare, si shufra ari apo SDR, vihen re lëvizje shumë të vogla gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020. Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, rritja mujore e rezervës ndërkombëtare fiksohej në rreth 780 milionë euro. Dhjetori ndërkohë ka sjellë një ulje të ritmit të Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim.

Rritja e ndjeshme e rezervës gjatë dy viteve të fundit është në linjë me politikën monetare të institucionit si dhe në sinkron me krizën që po kalon globi si pasojë e pandemisë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tiranë, ku janë shtuar më shumë bizneset? “Farka” regjistron rritjen më të lartë, “Krraba” me rënie të numrit të subjekteve gjatë vitit 2021

Postimi mëparshëm

Pronaret femra sipas qarqeve/ Në Tiranë, Korçë, dhe Shkodër në 2020-ën bizneset e drejtuara nga gratë u rritën më shumë se ato nga burrat

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.