Financë

Remitancat, niveli më i lartë prej 2008-ës/ Shifrat e T3 2021 “flasin” për 199.5 mln euro dërgesa nga emigrantët

0

Remitancat gjatë tremujorit të tretë të vitit në vendin tonë kanë prekur vlerën e 199.57 milionë eurove, tregojnë shirat më të fundit të bëra publike nga Banka e Shqipërisë. Kjo shifër, në terma sezonalë, është më e larta që prej tremujorit të tretë të vitit 2008, kur fiksohej pranë 200 milionë eurove. Kriza financiare globale e nisur në vitet 2008-2009 i dha një “goditje” të fortë dërgesave të emigrantëve në vendlindje, por mesa duket, pandemia i ka dhënë një shtysë, duke rikthyer nivelet e para krizës financiare globale. Në terma absolutë ndërkohë, kjo është shifra e dytë më e lartë që prej tremujorit të dytë të vitit 2010. Kjo tendencë mund të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e situatës së shkaktuar nga pandemia në vendin tonë, me shpenzimet për shëndetin që kanë qenë të papërballueshme për shumë familje. Por, nga ana tjetër, rritja e ndjeshme e shifrave me fillimin e pandemisë mund të jetë edhe rrjedhojë e orientimit drejt kanaleve më formale të dërgesave. Masat kufizuese në udhëtimet ndërkombëtare kanë nxitur shumë prej emigrantëve që dërgesat e parave t`i bëjnë nëpërmjet shërbimeve të specializuara, duke zbehur disi dhënien e tyre “dorazi”.

Shifrat publike nga Banka E Shqipërisë për tremujorin e tretë të vitit sinjalizojnë se në terma tremujorësh, rritja fiksohet në masën 16.3%, që është edhe rritja më e madhe që prej të njëjtit tremujpor të vitit paraardhës. Me përjashtim të tremujoruit të dytë të vitit 2020, kur pandemia dha goditjen më të madhe në ekonominë globale, të gjithë tremujorët e tjerë pasardhës kanë pasur një tendencë në rritje të dërgesave të emigrantëve në vendin tonë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Siguria shëndetësore, Shqipëria e 59-ta në botë/ Studimi i “John Hopkins”: Asnjë ndryshim pozicioni, por ulje në pikëzim

Postimi mëparshëm

Transporti ajror, Shqipëria me performancën më mirë në Europë / ACI: Rritje me 7.1%, Kosova ndjek në vend të dytë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.