Financë

Qeveria mori 150 mln euro të paplanifikuara! Vetëm nga të ardhurat tatimore deri në shtator, falë sigurimeve shoqërore dhe TVSH

0

Qeveria shqiptare ka mbledhur 5.8% më shumë të ardhura tatimore gjatë 9-mujorit të parë të vitit. Por si përkthehet kjo përqindje? Në 18.9 mld lekë, ose rreth 150 milionë euro. Kjo diferencë nuk është krahasuar me një vit më parë, por me planin e rishikuar të buxhetit të këtij viti. Pra, 150 milionë euro më shumë ka mbeldhur qeveria shqiptare nga të gjitha burimet tatimore në nëntë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me planin buxhetor. Por kush e ka dhënë kontributin më të madh në këtë tejkalim të ndjeshëm të planit? “Scan Intelligence Unit” ka analizuar me hollësi shifrat zyrtare. Në vend të parë, me një kontribut prej 27%, vëmë re të ardhurat nga sigurimet shoqërore, çka sinjalizon një performancë mbi pritshmëritë të tregut të punës. Bëhet fjalë për 5.1 miliardë lekë, ose rreth 42 milionë euro më shumë se plani buxhetor. Në vend të dytë, me një kontribut prej 22% në rritjen e të ardhurave tatimore me 150 milionë euro këtë vit, gjejmë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Kjo rritje mund të ketë ardhur nga konsumi mbi pritshmëritë këtë vit, por edhe nga rritja e çmimeve. Taksat nacionale kanë dhënë gjithashtu një kontribut të ndjeshëm, prej 16% në këtë rritje, ndërsa prej 11% fiksohet kontributi i akcizës. Vetëm tatimi mbi të ardhurat personale ka dhënë një kontribut negativ në këtë rritje.

Rreth 150 milionë euro të ardhura të paplanifikuara në buxhet vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, nuk e kanë ndalur planin e qeverisë shqiptare që të dalë në tregjet ndërkombëtare për një financim të jashtëm, përkundrazi. Qeveria madje e ka çuar në 700 milionë euro, nga 500 milionë euro që ishte fillimisht, kërkesën për Eurobond. Dalja në tregjet ndërkombëtare pritet të bëhet brenda këtij viti.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa taksa i paguajmë shtetit? Mesatarisht, 86.5 euro çdo muaj, na kthehen mbrapsht vetëm 30 euro si investim

Postimi mëparshëm

Çmimet u rritën më pak se në Europë, – Në Shqipëri, inflacioni në 2.6%, ndërsa në BE, 3.6%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.