Ekonomi

Projektet e reja të “Rama 3”. Nga regjistrimi i popullsisë, te digjitalizimi i kulturës, apo pikat e karikimit për makinat elektrike

0

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë”, ka paraqitur kërkesat buxhetore shtesë për politika të reja dhe ekzistuese të ministrive dhe institucioneve për vitet 2022-2024. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar këto të dhëna duke nxjerrë në pah disa nga projektet e reja që synon mandati i tretë i Partisë Socialiste. Sipas analizës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka paraqitur kërkesën për ndërtimin e hyrjes së Portit Detar Sarandë. Po ashtu kjo ministri në kërkesën e saj ka hartimin e projektit të detajuar të zbatimit për elektrifikimin e linjave të transportit urban dhe ndërqytetas në Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Nga të dhënat, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po ashtu kërkon fond investimi per realizimin e vendosjes së stacioneve të karikimit në qytetet kryesore në Shqipëri. Makinat ekologjike në vendin tonë po bëhen gjithmonë e më shumë një trend në rritje. Lë të kujtojmë taksitë elektrike, por dhe faktin se së fundmi në Tiranë janë në qarkullim autobusët e rinj ekologjikë në kuadër të projektit “ Transporti i Gjelbër i Tiranës.

Një tjetër ministri, e cila ka këkuar fonde për projekte të reja është dhe Ministria e Kulturës. Kjo ministri, sipas kërkesës, synon të blejë 2 (dy) banesa, Muzeu i Filmit, me vlerë të përcaktuar në 98 milion e 400 mijë lekë. Një prokekt tjetër inovator, i cili synohet gjatë viteve 2022-2024, nga “Ministria e Kulturës” është dhe digjitalizim i Monumenteve te Kulturës me vlerë 14 milion 100 mijë lekë. Ky instiutucion gjithashtu kërkon shpenzime kapitale të brendshme për restaurimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave në Muzeun e Arteve të bukura. Nga të dhënat zyrtare, kërkohet që vlera e planifikuar prej 294 milion 989 mijë 126 lekë në vitin 2024 të shtohet për vitin 2022, me qëllim mbylljen e këtij projekti brenda tre viteve buxhetore 2021-2023. Po ashtu kemi hartimi e projektit për Bibliotekën Kombëtare ku kërkohet shtesë prej 76 milion 473 mijë lekësh. Për projektin e Teatrit të Kukullave gjithashtu kërkohet një shtesë prej 11 milon 622 mijë lekë.

Përpos ministrive, Instituti i Statistikave, është gjithashtu një institucion që ka shtruar kërkesë buxhetore për zhvillimit të CENS-it të popullsisë dhe Banesave në vitin 2022 dhe CENS-it të Bujqësisë në vitin 2024. E gjithë kërkesa shtesë për shpenzimet korrente është kostuar si pjesë e produktit ekzistues “Njësi statistikore të vrojtuara”. Kujtojmë që CENS i Popullsisë dhe Banesave 2022, mbulohet kryesisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga donatorët. Në datë 11.12.2018 është nënshkruar kontrata e Grantit “Mbështetje për zbatimin e CENS-it të Popullsisë dhe Banesave 2022, në Shqipëri”, ndërmjet INSTAT dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE, Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë. Për këtë arsye kërkohet financim i huaj në PBA 2022-2024 përkatësisht për vitin 2022 në vlerë 450.1 milion, 2023 në vlerë 102.1 milion lekë, 2024 në vlerë 44.5 milion lekë. E gjithë kërkesa shtesë për financimin e huaj i përket produktit “Regjistrimi i Popullsisë”

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bilanci i supermarketeve gjatë pandemisë, – Rritën fitimet me 12% në 2020-ën, mbi 9 mln euro xhiro shtesë, vetëm “Spar” në rënie

Postimi mëparshëm

Lezhianët dhe Durrsakët kryesojnë kreditimin, – Rritet me 13% dhe 10% huaja per individet ne T2, Tiranasit, të fundit, me vetëm 2%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.