Sociale

Përse vijnë të huajt në Shqipëri? Vetëm gjysma për punësim, pjesa tjetër, bashkim familjar dhe arsye humanitare

0

Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka pësuar rritje me 9,6 % duke e çuar në 14,921 banorë shifrën e të huajve rezidentë në Shqipëri krahasuar me vitin 2020. Nëse të njëjtin kategorizim do ta bëjmë sipas gjinisë rezulton se 63% e rezidentëve janë meshkuj përkundrejt 37% femra.

Po nga cilat shtete vijnë të huajt që zgjedhin të vendosen në Shqipëri përkohësisht apo definitivisht? Përgjatë vitit 2021, rreth 42% e aplikimeve gjithsej janë bërë nga shtetasit italianë dhe iranianë. Të huajt rezident në Shqipëri të origjinës iraniane fiksohen në 2,586 individë, të origjinës italiane fiksohen në 2,324 individë, ndërkohë që nga Kosova janë pranuar 1,869 aplikime, duke shënuar një rritje me 21,2 %, krahasuar me 2020-ën për këta të fundit. Nëse të njëjtin kategorizim do ta bëjmë sipas kontinenteve ndër të huajt me leje qëndrimi që zgjedhin Shqipërinë si vendqëndrimin e tyre, dominojnë ata europianë me 59,1% të rezidentëve gjithsej, ose 8,812 persona. Të dytët nga renditja janë ata aziatikë me 4,222 persona, ndjekur nga të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania me 1,887 persona gjithsej.

Nga ana tjetër sa i përket motiveve kryesore që çojnë këta shtetas të lënë vendet e origjinës për t`u vendosur në Shqipëri mund të themi se ato variojnë sipas shteteve. Kështu, për 99,3% të të huajve me origjinë nga Irani arsyet se përse marrin leje qëndrimi në vendin tonë janë kryesisht humanitare, ndërkohë që për të huajt me origjinë nga Italia, përveç arsyeve për bashkim familjar në 61,7% të rasteve dominojnë edhe mundësitë për punësim në 17,5% të rasteve. E njëjta situatë paraqitet dhe për të huajt nga Turqia, 69,2% e të cilëve vijnë në Shqipëri për bashkim familjar dhe 28,9% për punësim. Surpizues është gjithashtu fakti se 64,3% dhe 77,0 % e amerikanëve dhe egjiptianëve që kanë përfituar një leje qëndrimi gjatë 2021 kanë si arsye bashkimin familjar. Të fundit, por jo për nga rendësia janë qytetarët nga Kosova, 42,3% e të cilëve kanë si arsye primare punësimin dhe 29,1% kanë si arsye bashkimin familjar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Programi buxhetor fjalë për fjalë/ Turizmi, bujqësia, inovacioni, emergjencat, pensionet, karburanti, çmimet, reformat, “në hije”. Të ardhurat “mundin” shpenzimet

Postimi mëparshëm

Shqiptarët “humbasin” €1.4 mld në vit nga mosshfrytëzimi i pronave/ Thuajse 7.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vetëm 2.64% e familjeve përfitojnë, nga 36% që kanë prona

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.