Financë

PBB prek rekord historik në T1, në 1.68 trilionë lekë, borxhi publik zbret në 75% të PBB

0

Ekonomia shqiptare duket se ka kapërcyer krizën, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit ka prekur një rekord të ri histroik gjatë tremujorit të parë të vitit, në rreth 1.68 trilionë lekë. Ndërkohë, stoku i borxhit publik të Shqipërisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit ka zbritur në 75.47%, nga 77.85% që ishte në fund të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat më të fundit zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Në terma absolut ndërkohë, stoku i borxhit të jashtëm në fund të tremujorit të parë të vitit fiksohet në rreth 1.27 trilionë lekë, nga rreth 1.22 trilionë lekë që ishte në fund të 2020-ës. Pra, rritja është në vlerën e 45.7 mld lekëve. Pra në harkun e një tremujori, borxhi publik i vendit është rritur me rreth 371 milionë euro, sijalizojnë shifrat zyrtare. Kjo rritje nuk është përkthyer dot në rritje të borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit, për shkak të rritjes së ekonomisë së vendit me një hap më të shpejtë se rritja e borxhit. Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit vlerësohet të ketë arritur në 1.68 trilionë lekë, në rritje me rreth 7% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.


Sa i përket borxhit publik ndërkohë, rritja duket e njëtrajtshme, e shpërndarë në mënyrë thuajse të barabartë mes atij të brendshëm dhe atij të jashtëm. Kështu, borxhi i brendshëm i është rritur me një hap prej 3.58% gjatë tremujorit të parë të vitit, ndërsa ai i jashtëm me një hap prej 3.79%, tregojnë shifrat zyrtare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lëvizjet e shtetasve, në muajin mars 78.6% më shumë të huaj se një vit më parë. Kosova dhe Zvicra me rritjen më të madhe

Postimi mëparshëm

Statistikat e transportit, rritet volumi i mallrave të transportuara

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.