Sociale

Pasojat fatale nga aksidentet rrugore, Shqipëria e treta në Europë me normën më të lartë në 2020-ën. Regjistron 63.96 fatalitete për 1 milion banorë

0

“Scan Intelligence Unit” ka kryqëzuar të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” dhe të “Institutit të Statistikave” për të kuptuar se si qëndron Shqipëria krahasuar me vendet e Europës sa i përket numrit të fatliteteve nga aksidentet rrugore. Theksojmë se EUROSTAT nuk disponon të dhëna për vendin tonë sa i përket vitit 2020. Kështu, shifrat e vitit 2020 nga Instat, sinjalizojnë se vendi ynë renditet i treti mes vendeve të Europës, për të cilat EUROSTAT disponon të dhëna, me normën më të lartë të fataliteteve për 1 milion banorë. Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 181 fatalitete nga aksidentet rrugore dhe norma për 1 milion banorë regjistrohet në 63.96 fatalitete. Vendet me normën më të lartë të fataliteteve për vitin 2020 janë Letonia, e cila renditet e para me 72.86 fatalitete për 1 milion banorë, dhe ndiqet nga Polonia me 65.62 fatalitete për 1 milion banorë. Nga të dhënat për 26 vendet për të cilat disponohen të dhëna, mesatarja në Europë për këtë tregues, për vitin 2020, rezulton 43.05 fatalitete. Ndërkohë, vendet e fundit me normën më të ulët të fatalitetve për 1 milion banorë janë Norvegjia me 17.33 dhe Islanda me 21.97.

Krahasuar me vitin 2019-të, shifrat e vitin 2020 paraqiten më optimiste. Kjo ndodh pasi niveli i qarkullimit të makinave përgjatë vitit 2020 ka qenë më i ulët për shkak të pandemisë dhe kufizimit të levizjeve. Edhe gjatë vitit 2019-të, të dhënat tregojnë se Shqipëria kryeson Europën, duke u renditur ndë tre vendet e para me normën më të lartë të fataliteteve nga aksidentet rrugore. Ky tregues për vitin 2019-të regjitrohet në 79.76 fatalitete për 1 milion banorë, një shifër mjaft e lartë krahasuar me vendet e tjera dhe mesataren e Bashkimit Europian, e cila regjistrohet në 51 fatalitete për 1 milion banorë. Gjatë vitit 2019-të, ndër vendet me normën më të ulët të fataliteteve për 1 milion banorë janë Islanda, Norvegjia dhe Suedia.

Viti 2020 pati ndikim pozitiv në vendin tonë sa i përket këtij treguesi duke bërë kështu që kurba e aksidenteve rrugore dhe ajo e fataliteteve të ulet, krahasuar me vitet e tjera, kryesisht për shkak të pandemisë. Edhe pse në 2020-ën u vu re një rënie, shifrat e vitit 2021 tregojnë për një rritje të fataliteteve nga aksidentet rrugore, duke paraqitur një situatë alarmante.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditë me probleme, tjetër rënie në mars/ Pranë 5.24%, muaji i 14-të me radhë me ulje

Postimi mëparshëm

Fillimviti më i vështirë prej 1998-ës/ Rritja e çmimeve në 4 muajt e parë, më e larta në 24 vite. Transporti zëvendëson ushqimet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.