Financë

Paraja në qarkullim, rekord në mars/ Arrin në 380 miliardë lekë, 21 mld lekë më shumë se një vit më parë

0

Paraja në qarkullim gjatë marsit ka prekur një rekord të ri historik, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, duke u ngjitur pranë 380 miliardë lekëve, ose 3.14 mld euro. Ky indikator mat të gjithë sasinë e lekut në qarkullim, jashtë dyerve të Bankës së Shqipërisë, pa përfshirë valutat, por vetëm monedhën vendase. Gjatë muajit paraardhës, shkurtit, treguesi fikoshej në rreth 376 miliardë lekë, duke u rritur kështu me rreth 3.97 miliardë lekë, që përkthehen në rreth 32.8 milionë euro. Krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar ndërkohë, rritja në terma absolutë fiksohet në rreth 21 miliardë lekë, ose rreth 177 milionë euro.

Ndërkohë, në terma nominalë, ndryshimi mujor i parasë në qarkullim fiksohet në 1.1%, që është rritja më e lartë që prej fundit të vitit të kaluar. Muaji janar i këtij viti ndërkohë ka regjistruar rënie të ndjeshme, ndërsa shkurti një rritje minimale.

Shifrat e marsit tregojnë se treguesi i parasë në qarkullim ka prekur nivelin më të lartë historik.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pakësohet popullsia e Shqipërisë/ Regjistohen 1.3% më pak banorë, Tirana e vetmja me rritje, Gjirokastra me rënien më të madhe

Postimi mëparshëm

Migracioni neto, rekord historik/ Viti 2021, me diferencën më të lartë mes të ardhurve dhe të larguarve në një dekadë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.