Sociale

Pandemia ul me 76% numrin e azilkërkuesve shqiptarë, megjithatë vazhdojmë të jemi të parët në rajon. Franca, destinacioni i preferuar

0

Pandemia ka bërë që numri i shqiptarëve azilantë të ulet ndjeshëm gjatë vitit 2020. Të dhënat e Agjencisë Europiane të Statistikave (Eurostat) sinjalizojnë një rënië të ndjeshme të azilkërkuesve shqiptarë, kjo për shkak dhë të mbylljes së kufinjve dhe situatës së krijuar kudo nëpër Europë dhe botë. Gjatë vitit 2019 janë regjistruar 21 240 shqiptarë azilkërkues, ndërkohë që gjatë vitit të pandemisë, pra në 2020-ën kjo shifër regjistrohet në 5050, një rënie e numrit me rreth 76%. Pavarësisht se pandemia ka ulur ndjeshëm numrin e azilkërkuesve, përsëri mbetemi të parët në rajon dhe së bashku me turqit dhe ukrainasit, shqiptarët vijojnë të mbeten europianët e vetëm mes vendeve 23 vendeve të botës të cilat kanë numrin më të lartë të azilantëve. Në listën e gjatë shtetet me numrin më të lartë si gjithmonë vazhdojnë të mbeten vendet autokratike apo vendet që janë në gjendje lufte ose përplasje civile sic janë : Siria, Avganistani, Venezuela, Kolumbia, Iraku, Bangladeshi etj, e ndërsa vendet me numrin më të ulët janë vendet me një mirëqenie të lartë si Zvicra, Suedia, Austria, Belgjika etj.

“Scan Intelligence Unit”, bazuar në të dhënat e Eurostat ka renditur gjithashtu destinacionet kryesore të shqiptarëve në Europë, ku shihet se Franca mban vendin e parë me 39.7% të azilantëve shqiptarë, e ndjekur nga Greqia me 20% dhe Gjermania me 16.1% të tyre. Janë 16 shtete në total, destinacione të shqiparëve azilantë. Rumania, Islanda dhe Norvegjia janë shtetet që kanë dhe përqindjen më të vogël të shqipatëve që kërkojnë azil.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Borxhi i jashtëm u rrit me 310 mln euro në 2020-ën! Rritja “financohet” vetëm nga qeveria, me tituj borxhi

Postimi mëparshëm

Ihd, pranë nivelit më të ulët që prej 2017-ës. Në rënie me 13% gjatë 2020-ës, rritje e ndjeshme e flukseve drejt aktiviteteve financiare

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.