Financë

Pandemia, 464 mln euro taksa të munguara. Në vetëm 11 muaj, dëmi në buxhet sa 4% e PBB-së

0

Shifat më të fundit të qeverisë për performancën fiskale, tregojnë se, të ardhurat totale për 11-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 97.4 % të planit të 11-mujorit, sipas rishikimit të fundit të buxhetit, me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit. Krahasuar me 11 mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat rezultojnë 32.9 miliard lekë më pak, ose -8.9% krahasuar me vitin 2019. Kjo shifër është 9 miliardë ose 2.6% më pak se plani vjetor, i rishikuar sipas Aktit Normativ për vitin 2020 si dhe 57.5 miliardë ose 14.6% më pak se plani fillestar për vitin 2020.

Pra, pandemia ka shkaktuar një dëm krahasuar me pritshmëritë e një viti më parë prej 464 mln euro në arkat e shtetit në vetëm 11 muaj, e barabartë me 4% të Prodhimit të Brendshëm bruto. Në këtë mosrealizim, 64% është ndikimi i tatimeve dhe 36% i taksave doganore.

Sa i përket shpenzimeve të përgjithshme publike, për 11-mujorin e vitit 2020, arritën në 455.64 miliardë lekë me një realizim në masën 87.6 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, rezultojnë 5.4 % më të larta ose rreth 23.4 miliardë lekë më shumë. Për periudhën janar-nëntor të klëtij viti ndërkohë, defiçiti rezulton në rreth 72.7 miliardë lekë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar bruto u realizuan në masën 41.9 miliardë lekë, 2.4 miliardë ose 5.4% më pak se 11 mujori 2019, 4.2 miliardë ose 9.1% më pak se plani i TVSH për t`u arkëtuar gjatë Janar- Nëntor 2020 si dhe 11.9 miliardë ose 22.1% më pak se plani fillestar për vitin 2020. “Mosrealizimi i të ardhurave nga TVSH-ja Bruto vjen si pasojë e efekteve të pandemisë Covid-19”-nënvizon Ministria e Financave dhe Ekonomisë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa taksa paguajnë shqiptarët? Sa 27.5% e PBB-së, nën mestaren e OECD, shkak edhe informaliteti

Postimi mëparshëm

Paraja në qarkullim arrin në 2.8 mld euro! Tjetër rekord historik, rritet me 376 mln euro, ose 15.6% gjatë pandemisë

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.