Agjencia Europiane e Statistikave ka bërë publike së fundmi të dhënat mbi lejet e para të qëndrimit të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian, për qytetarët e vendeve të Europës të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Të dhënat tregojnë se për vitin 2020 numri i lejeve është ulur me 24%, krahasuar me vitin 2019. Kjo vjen për shkak të pandemisë dhe kufizimet e udhëtimeve të vendosura nga autoritet kombëtare. Janë gati 2.2 milion leje të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian për vitin 2020. Numrin më të madh të lejeve e ka marrë Ukraina, e cila regjistron 601.227 leje. Në këtë renditje bën pjesë dhe vendi ynë, i cili gjendet i renditur mes vendeve të para, me më shumë leje, duke regjistruar kështu 37.592 leje të marra nga vendet e Bashkimit Europian.
Po të analizojmë lejet sipas arsyeve për vendin tonë për vitin 2020, numri më i madh është për arsye familjare më një numër prej 19.560 lejesh. Ky numër gjithashtu është dhe më i larti në rajon. Leje të marra për arsye edukimi janë 1.230, ndërsa për arsye punësimi janë 4.865. Krahasuar me vitin 2019, totali i lejeve të marra nga shtetasit shqiptarë janë ulur me 37.7%. Ulja gjithashtu rgjistrohet edhe sipas arsyeve, ku rënia më e madhe shënohet në lejet e marra për arsye punësimi me 53%.
Krahasuar e vendet e rajonit, Shqipëria është e dyta për nga totali i lejeve të marra nga vendet antare të Bashimit Europian. Në vend të parë qëndron Serbia me 40.872 leje. Kosova gjithashtu bën pjesë në këtë renditje, duke regjistruar për vitin 2020 gati 32 mijë leje të marra. Në nivel rajoni, në vend të fundit me më pak lëjë renditet Mali i Zi me 2.7 mijë leje të marra për vitin 2020.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments