Financë

Paga mesatare rritet me 5.2 % në T1 2021, ajo bruto arrin në 56 mijë lekë në muaj

0

Paga mesatare bruto në Shqipëri për tremujorin e parë të vitit 2020 ishte 53 232 lekë në muaj. Sipas të dhënave të Instat, paga mesatare për vitin 2021, në tremujorin e parë u rrit me 5.2 % duke arritur në 56 019 lekë në muaj, pavarësisht krizës nga pandemia. Nga përpunimi i të dhënave nga “Scan Intelligence Unit” shohim se “Aktivitete financiare dhe të Sigurimit” janë sektori ku regjistrohet ulje e pagës me 3.3% nga 104 984 lekë në 101 521 lekë, por gjithsesi ky sektor mbetet ai që ofron pagat më të larta. Shifrat e pagave ndërkohë tregojnë se të gjitha aktvitetet e tjera të ekonomisë, me përjashtim të sektorit të “Aktiviteve financiare”, regjistrojnë rritje pagash në tremujorin e parë të vitit 2021. Rritjen më të madhe e ka sektori i “Administratës publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale” me 8.3%, ndërsa në vend të dytë ndër sektorët me rritjen më të lartë të pagave figuron industria në tërësi, me rreth 6.6%.

Por cilat janë akvitetet e ekonomisë që ofrojnë pagat më të larta për punonjësit? Sipas shifrave më të fundit të Instat, mbi statistikat e pagave, aktivitetet financiare dhe të sigurimit janë në vend të parë, me një pagë mesatare bruto mujore, në rreth 101 mijë lekë. Pavarësisht rënies së tyre, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 81,2 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Më pas ndjek "Informacioni dhe Komunikacioni", ndërsa në vend të tretë është "Administrata Publike". Në vend të fundit renditet "Bujqësia, pyjet dhe peshkimi" me rreth 35 mijë lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia, shqiptarët me rënien më të madhe të konsumit të alkolit mes vendeve të Europës, me gati 30%

Postimi mëparshëm

Ekskluzive/ Raporti vjetor i Moody`s për Shqipërinë. – “Një pjesë e madhe e borxhit, me maturim afat-shkurtër, sjell nevoja të mëdha për financim”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.