Në tremujorin e dytë të vitit 2021 nuk vërehen diferenca në blerjet e mëdha, krahasuar me tremujorin e parë, tregojnë të dhënat e Barometrit Ekonomik Scan. Për tremujorin e dytë lidhur me pyetjen mbi planet për blerjet në gjashtë muajt e ardhshëm, vetëm një pjesë e vogël e të anketuarve, ose rreth 45% e tyre, shprehen se kanë në plan të bëjnë blerje si pajisje shtëpiake, automjet, shtëpi ose pronë apo dhe blerje të tjera.
Këto përgjigje varen rrjedhimisht nga pyetja e anketës mbi kursimet. Sipas të dhënave më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk munden dot të kursejnë dhe nëse nuk ka kursime nuk mund të ketë investime apo blerje. Vetëm 19% e të anketuarve janë shprehur se kanë në plan të blejnë pajisje shtëpiake, mobilie apo elektroshtëpiake të mëdha. Krahasuar me tremujorin e parë, kjo kategori e të anketuarve është rritur me 1 pikë përqindje. 10 % e tyre kanë thënë se do të blejnë një automjet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, duke rënë kështu më 1 pikë përqindje krahasuar me të dhënat e edicionit të parë të Barometrit.
Nga ana tjetër rriten të anketuarit që shprehen se do të investojnë në pronë apo shtëpi gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, duke shkuar në 7%, nga 6% që ishin tremujorin e parë. Ndërsa për investimet në obligacione, fonde private pensioni ose investime të tjera financiare rreth 2-4% e të anketuarve planifikojnë ti kryejnë në 6 muajt e ardhshëm. Këto të dhëna nuk kanë ndryshuar krahasuar me tremujorin paraardhës.
Blerjet në 6 muajt e ardhshëm
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments