Ekonomi

Tregtia e jashtme vijon me shifra pozitive. Eksportet dhe importet, rritje me 50.8% dhe 28.9% gjatë qershorit

0

Tregtia e jashtme po ndjek një trend pozitiv, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Të dhënat për Qershorin e vitit 2021 bëjnë me dije se eksportetet e mallrave kanë arritur vlerën e 35 mld lekëve, duke u rritur kështu me 50.8% krahasuar me Qershorin e një viti më parë. Krahasuar me një muaj më parë, pra me muajin Maj, ky tregues është rritur me 6.1%. Nga ana tjetër importet e mallrave arritën vlerën 67 mld lekë, duke u rritur me 28,9%, në krahasim me një vit më parë dhe me 8,4%, në krahasim me Majin. Në terma gjashtëmujorë, eksportet e mallrave arritën vlerën 177 mld lekë, duke u rritur me 40,9%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 354 mld lekë, duke u rritur me 30,5%, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë muajit Qershor të vitit 2021, në rritjen e eksporteve prej 50,8%, kanë ndikuar pozitivisht grupet:“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 20,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 14,9 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me 4,8 pikë përqindje. Sa i përket importeve, gjatë muajit Qershor 2021, në rritjen e importeve prej 28,9%, krahasuar me Qershor 2020, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 8,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 4,9 pikë përqindje, dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 4,6 pikë përqindje.

Në Qershorin e vitit 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershorin e vitit të kaluar janë: Italia me 28,9%, Kosova me 49,1% dhe Greqia me 115,3%. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Mbretëria e Bashkuar me 21,3% dhe Ukraina me 58,4%. Po të flasim për importet vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Qershor 2020 janë: Italia me 16,7%, Turqia me 70,3% dhe Kina me 9,0 %. Ndërsa vend ime të cilin importet kanë pasur uljen më të madhe është: Greqia me 0,8%.

Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së, Qershor2021

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Gjysma e shqiptarëve nuk kursejnë dot !

Postimi mëparshëm

Pa kursime nuk ka investime. Vetëm 45% e shqiptarëve kanë në plan të bëjnë blerje në 6 muajt e ardhshëm

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.