Sociale

Në vitin 2020 rritet papunësia, por jo numri i të papunëve. Shkalla e papunësisë te të rinjtë bie me 0.7 pikë përqindje

0

Padyshim që pandemia e ka goditur tregun e punës, por si ka ndikuar më konkretisht në të gjithë treguesit e ti? Shifrat më të fundit të tregut të punës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë gjatë vitit 2020 ka qenë 11.7%. Krahasuar me një vit më parë ky tregues ka shënuar rritje me 0.2 pikë përqindje. Numri i të papunëve regjistrohet në 164.613 persona gjatë vitit 2020, ndërkohë që gjatë vitit 2019 regjistrohej 164 792. Pra papunësia është rritur, megjithatë numri i të papunëve nuk ka ndryshuar shumë në vlerë absolute. Pozitive mes këtyre treguesve është fakti se shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë me 0,7 pikë përqindje gjatë vitit 2020. Në terma gjinorë, sipas shifrave, shkalla e papunësisë ka pësuar rritje më shumë te gratë sesa të burrat. Për meshkujt, shkalla e papunësisë është 0,4 pikë përqindje më e ulët sesa për femrat, për popullsinë 15 vjeç e lart.

Sa i përket shakllës së punsimit, gjatë vitit 2020 regjistrohen 1.243.345 persona të punësuar, pra shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,6 %. Hendeku gjinor në punësim për këtë grup-moshë është 14,2 pikë përqindje më e lartë se te femrat. Po të flasim sipas grup-moshave përqindjen më të lartë të punësimit e ka popullsia 25-54 vjeç.

Nëse do të flisnim për sektorët që kanë përqindjen më të lartë të të punësuarvë, sektori bujqësor është ai që kryeson. Nga analiza rajonale për vitin 2020 shihet se qarqet me shkallë punësimi më të lartë për popullsinë 15-64 vjeç janë: Gjirokastra me 69,0% dhe Korça me 61,1% e ndërsa qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë qarku i Lezhës me 22,2% dhe i Vlorës me 16,6%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

43% e familjeve shqiptare nuk kanë asnjë pasuri financiare, por rritet pesha e atyre që i kanë paratë në bankë

Postimi mëparshëm

Barometri Ekonomik Scan: 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë, 2% kanë bërë gati “valixhet”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.