SocialeUncategorized

Në Shqipëri, pjesëmarrja e femrave në votime, 44.3%, e meshkujve, 50.1%

0

Kuptimi i natyrës të pjesëmarrjes së votueseve femra në qendrat e votimit është i rëndësishëm për një shtet demokratik. Ka apo jo një hendek gjinor në pjesëmarrjen e përgjithshme në votime për një zonë të caktuar gjeografike ? Sa është pjesëmarrja e femrave në votime? “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat mbi angazhimin e qytetareve femra ditën e votimeve, si një matës të nivelit të aktivizimit të tyre sa i përket çeshtjeve politike, duke përdorur votën si instrument në këtë rast. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bazuar nga të dhënat e zgjedhjeve parlamentare për vitin 2017, në Shqipëri, 44.3% ka qenë pjesëmarrja e femrave që kanë votuar në qendrat e votimit gjatë vitit 2017 dhe 50.1% pjesëmarrja e meshkujve. Përkthyer në shifra absolute 714 961 ka qenë numri i femrave votuese dhe 809 668 numri i meshkujve që kanë votuar në qendrat e votimit.

Nga të dhënat e përpunuara shihet se hendeku gjinor i pjesëmarrjes së grave në votime krahasuar me pjesëmarrjen e meshkujve është rreth 6%. Në raportin përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet se mungojnë të dhëna gjinore për pjesmarrjen për 302 qendra votimi. Nga kjo mungesë të dhënash mund të themi se pjesëmarrja mund të jetë më e lartë në qendrat e votimit, megjithatë pavarësisht kësaj hendeku rrotullohet rreth shifrës 6%. Pjesëmarrja më e ulët e grave se ajo e burrave mund të vijë si pasojë e indiferences ndaj procesit të votimit ose mund ti atribuohet mentalitetit. Me rritjen e përfaqësimit të grave në politikë mund të rritet dhe pjesëmarrja e tyre në qendrat e votimit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia pasuroi më shumë të pasurit. Depozitat mbi 2.5 mln lekë u rritën me 6.2%, ato nën 2.5 mln, me 4.5%

Postimi mëparshëm

Pagesa e papunësisë, rekord historik! Shifrat e marsit, edhe pagesat e ndihmës ekonomike në nivelin më të lartë që prej 2005-ës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.