Sociale

Në Shqipëri ajri “vret”/ Eurostat: 1,486 vite jetë të humbura për 100 mijë banorë, dy herë më shumë se mesatarja e BE

0

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë sa i përket numrit të viteve jetë të humbura për 100 mijë banorë si pasojë e ndotjes së ajrit. Këtë tregojnë të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” në raportin monitorues në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG). Ky raport përmes të dhënave pasqyron situatën në të cilat ndodhen vendet sa i përket tregueve të ndryshëm dhe shtron nevojën imediate ndaj shteteve për të punuar për një Europë të qëndrueshme dhe elastike. Të dhënat tregojnë se për vitin 2019-të në vendin tonë janë regjistruar 42,542 vite jetë të humbura për shkak të ndotjes së ajrit dhe shkalla e këtij treguesi për 100 mijë banorë regjitrohet në 1,486 vite. Ky tregues e rendit Shqipërinë në vend të 7 nga fillimi me normën më të lartë për 100 mijë banorë. Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2019-të regjistrohet 762 vite jetë të humbura për 100 mijë banorë, çka do të thotë se në Shqipwri, ajri vret dy herë më shumë se mesatarja e BE-së.

Por çfarë do të thotë ndotje e ajrit sipas EUROSTAT? Vitet e humbura llogariten si pasojë e ekspozimeve ndaj grimcave të imta diametri i të cilave është më i vogël se 2.5 mikrometra, që do të thotë se ato mund të barten thellë në mushkëri dhe mund të shkaktojnë inflamacion dhe të përkeqësojnë gjendjen e njerëzve që vuajnë nga zemra dhe sëmundjet e mushkërive. Sipas “Agjencisë Europiane të Mjedisit” këto grimca të vogla shkaktojnë vdekje të parakohshme të persona që vuajnë nga sëmundje të mushkërive, por bëhen edhe shkaktare për shumë sëmundje të reja. Kjo lloj ndotje i referohet kryesisht asaj të mjeteve dhe automjeteve.

Shifrat bëjnë me dije se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet më problematike në këtë drejtim. Katër vendet e para me numrin më të lartë të viteve jetë të humbura për 100 mijë banorë janë Bosnje Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në nivel rajoni, Shqipëria renditet e fundit, ndërsa në vend të parë në rajon dhe Europë me normën më të lartë të viteve jetë të humbura si pasojë e ndotjes së ajrit është Bosnje Hercegovina me 1,742 vite . Serbia renditet e dyta dhe regjistron 1,689 vite të humbura 100 mijë banorë, ndjekur nga Kosova me 1,640 dhe Maqedonia e Veriut me 1,632 vite. Në vend të parafundit në nivel rajoni gjejmë të pozicionuar Malin e Zi me 1,566 vite jetë të humbura për 100 mijë banorë. Në renditjen totale të vendeve të Europës, vendi me normën më të ulët të këtij treguesi është Islanda me 147 vite për 100 mijë banorë dhe Norvegjia me 232 vite për 100 mijë banorë.

“Scan Intel” e ka analizuar më tej këtë tregues për të parë ecurinë e tij ndër vite. Shifrat tregojnë se viti 2019-të regjistron numrin më të ulët të viteve jetë të humbura nga ndotja e ajrit që nga viti 2014-të, i cili regjistronte 1,440 vite. Krahasuar me vitin 2018-të, numri i viteve jetë të humbura gjatë 2019-ës ka rënë me 325 të tilla për 100 mijë banorë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Fëmijët shqiptarë, gjysma në rrezik varfërie/ Eurostat: 51%, ose 304 mijë individë nën 18 vjeç. Të parët në Europë

Postimi mëparshëm

“Ka një pako për ty”, industria me vlerë 2 mld lekë/ Fitime neto që variojnë nga 4%-6%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.