Financë

Ndërtimi, rekord kreditimi gjatë prillit/ 5.5 mld lekë hua të re për sektorin, që zë 35% të totalit të huave për biznese

0

Muaji Prill ka shënuar rekord historik në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin e ndërtimit. Kështu, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për sektorin e ndërtimit fiksohen në 5.5 mld lekë për periudhën Prill 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të pesë viteve me përpara, kjo vlerë ishte 2.8 mld lekë për 2021, 1.1 mld lekë për vitin 2020, 1.5 mld lekë për vitin 2019, 1.8 lekë mld për vitin 2018 dhe 1.7 mld lekë për vitin 2017. Pra, kemi të bëjmë me një rekord historik, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e vrullit të sektorit gjatë fillimit të këtij viti, e konfirmuar edhe vrojtimet e mëparshme të Bankës së Shqipërisë, pasojë kjo edhe e rritjes së ndjeshme të kostove të lëndëve të para në ndërtim, çka ka rritur dukshëm nevojën për financim nga sektori bankar.

Nëse do të bëjmë një raport të thjeshtë sesi ka ndryshuar niveli i financimit të sektorit të ndërtimit me hua të reja të dhëna nga bankat per vitin 2022, përkundrejt viteve të mëparshme shohim një rritje me 325% krahasuar me vitin 2017, rritje me 304% krahasuar me vitin 2018, rritje me 368% krahasuar me vitin 2019, rritje me 482% krahasuar me vitin 2020 dhe rritje me 192% krahasuar me vitin 2021.

Nëse do të vijojmë t`i referohemi raportit të Bankës së Shqiperisë, shohim se huatë e dhëna për financimin e bizneseve të ndërtimit, zënë peshën më të lartë të kredive të reja në nivel korporatash jofinaciare të dhëna nga sektori bankar, me 35% përkundrejt totalit të përgjithshëm për prillin. Në vend të dytë, renditen huatë e reja dhënë për koorporata jofinanciare që i përkasin sektorit të tregtisë me shumicë dhe me pakicë. Këta dy sektorë përbëjnë 59% të parave të financuara nga bankat, të ndjekura nga sektori i bizneseve te transportit dhe magazinimit me 8%, akomodimit dhe shërbimit ushqimor po me 8%.

Nëse shifrat e Bankës së Shqiperisë do t`i kryqezojmë me shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” mbi lejet e ndertimit për tremujorin e parë të vitit 2022, shohim se numri i lejeve të ndërtimit, krahasuar me të njejten periudhë të një viti më parë ka pësuar rritje me 58,2%. Pra, edhe në nivel kombëtar ka një dyfishim të ndërtimeve nga 251 te tilla ne 397 referuar tremujorit te parë te 2021, 2022. Të njwjtin ritëm ndjekin edhe sipërfaqet e lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja, me një rritje prej 72% nga 599.446 m2 miratuar në tremujorin e parë 2021 në 1.031.088 m2 për tremujorin e parë të 2022.



*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Dëshira për përfitim nxit formalizimin e fermerëve/ 28.3% më shumë se në vitin 2020, Dibra shënon rritjen më të lartë

Postimi mëparshëm

Plazhi, ku janë çmimet më të shtrenjta? Shifrat e “Airbnb” dhe bilancet rrëzojnë “mitin e jugut”, në veri, resortet fitojnë më shumë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.