Sociale

Mirëqenia “largohet” nga bregdeti. Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Lezha, qarqet me rritjen më të ulët të konsumit familjar

0

Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave të përfshira në vjetarin statistikor rajonal, nxjerrin në pah të dhëna mjaft interesante. Një ndër to është edhe ajo që i referohet konsumit mujor të familjeve, dhe veçanërisht ndryshimi nga viti 2018 në vitin 2019, sipas qarqeve. Ajo që bie në sy nga shifrat, është fakti se, Vlora dhe Durrësi janë dy qarqet e vetme me rënie të konsumit, ndërkohë që të 10 qarqet e tjera të vendit regjistrojnë rritje, packa se jo homogjene. Në Durrës rënia fiksohet në 1.6%, ndërsa në Vlorë në 0.5%. Këto dy qarqe ndiqen në renditjen e qarqeve me rritjen më të ulët të konsumit nga Shkodra dhe Lezha. Pra, 4 qarqet me rritjen më të ulët të konsumit, ku dy prej të cilave regjistrojnë shifër negative, janë qarqe bregdetare dhe zënë thuajse të gjithë vijën bredgetare të vendin tonë, me përjashtim të Fierit, që ndodhet në krahun tjetër të tabelës. Ndryshe nga 4 qarqet e tjera, Fieri la një varësi të ulët të ekonomisë ndaj detit. Në një kohë që deti dhe vija bregdetare vlerëson si një impuls për ekonominë, duket se krejt e kundërta po ndodh në Shqipëri. Sa i përket qarkut me rritjen më të madhe vjetore të konnsumit, gjejmë Dibrën, me mbi 12%, ndjekur nga Fieri, me mbi 9% rritje. Kryeqyteti ndërkohë renditet në vendin e tretë, me një normë rritje të konsumit vjetor prej 8.7%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët kursyen 772 mln euro në 2020! Kryeqytetasit dhe Durrsakët në vend të parë, shkodranët dhe korçarët të fundit

Postimi mëparshëm

Korçarët nën tension. 1 në 6 vuan hipertensionin, 63% mbi mesataren kombëtare

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.