Sociale

Më pak nxënës të regjistruar në 2019. Bie përqindja e nxënësve përsëritës dhe atyre që largohen para kohe

0

Instituti i Statstikave ka bërë publik së fundmi “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri” një raport i cili paraqet të gjithë treguesit e mundshëm me fokus fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Të dhënat pasqyrojnë informacionin në shtrirje kohore nga viti 2016 deri në vitin 2019.

“Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin te arsimi dhe trajnimi i fëmijëve duke analizuar kështu raportin e regjistrimeve sipas cikleve arsimore, normën e nxënësve të regjistruar për 1 000 banorë, përqindja e nxënësve që përsërisin vitin akademik po sipas cikleve, si dhe largimin para kohe nga shkollimi. Nga të dhënat del se raporti i nxënësve të regjistruar për 1 000 banorë ka ardhur duke u ulur që nga viti 2016 deri në vitin 2019. 158 nxënës të regjistruar për 1 000 banorë kanë qenë në vitin 2016, ndërkohë që në vitin 2019 regjistrohen 141 regjistrime për 1 000 banorë. Kjo rënie vjen dhe si pasojë e emigracionit të lartë, por në mënyrë indirekte edhe si pasojë e tkurrjes së grupmoshave të reja nga rënia e numrit të linjeve. Shifrat mbi raportin e regjistrimeve sipas cikleve arsimore tregojnë se cikli i ulët fillor 9-vjeçar ka më shumë regjistrime se ciklet e tjera, megjithatë edhe ky tregues shënon një rënie nga viti në vit.

Një tregues i analizuar është edhe përqindja e nxënësve që përsërisin vitin akademik. Të dhënat janë për nxënësit e ciklit të ulët 9- vjeçar dhe për nxënënsit e ciklit të lartë 9- vjeçar. Ky tregues paraqitet në ndryshime pozitive pasi ka ardhur duke u ulur. Për ciklin e ulët 9- vjeçar në vitin 2016 përqindja e nxënësve përsëritës ishte 0.9%, ndërkohë që në vitin 2019 ky tregues regjistrohet në 0.7%, pra një rënie më 0.2 pikë përqindje. Po ashtu të njejtin ndryshim ka pësuar dhe numri i nxënësve përsëritës për ciklin e lartë 9- vjeçar nga 1,4% gjatë 2016-ës në 0.8% në 2019-ën. Megjithatë duhet thënë se përgjindja e përsëritësve për ciklin e lartë 9-vjeçar është me 0.1 pikë përqindje më e lartë.

Gjithashtu në analizë është marrë dhe përqndja e të rinjve që largohen para kohe nga shkolla dhe trajnimi për grupmoshën nga 18 deri në 24 vjeç. Ky tregues ndjek një trend në rënie të përgjindjes së të rinjve që largohen para kohe nga shkollimi, megjithatë mbetet shqetësues. 16.3% regjistrohet largimi gjatë vitit 2019. Në terma gjinorë meshkujt kanë përqindjen më të lartë të largimeve para kohe nga shkollimi apo trajnimi. Kjo mund të jetë pasojë e emigrimit të tyre jashtë vendit për kushtë më të mira ekonomike.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia uli lehtë vdekjet nga vetëvrasja. Gjirokastra dhe Vlora në vend të parë

Postimi mëparshëm

17% e deputetëve të ri do të jenë sipërmarrës! Partia Demokratike, me përfaqësimin më të madh

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.