Financë

Marsi rrit transaksionet pa para,- Transaksionet në POS dhe homebanking rriten me 22% dhe 12.8%

0

Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të cilat i referohen muajit mars, flasin për një rritje të ndjeshme të transaksioneve, si në numër ashtu edhe në vlerë, nëpër pikat POS si dhe nëpërmjet homebanking. Këta dy indikatorë, të cilët tregojnë pagesat cashless, pra jo me para fizike, shihen si me mjaft rëndësi në këtë aspekt, pra në kuadër të tranizicionit drejt parasë elektronike, një objektiv edhe i Bankës së Shqipërisë. Vetë kjo e fundit e sheh si me prioritet këtë rrugëtim, duke qënë se kostot e pagesave cash për ekonominë shqiptare vlerësohen në rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vit, dhe përfitimet nga tranzicioni drejt parasë elektronike do të ishin mjaft të mëdha, jo vetëm në terma financiar, por edhe sa i përket sigurisë, transparencës dhe shmangies së informalitetit.

Kështu, shifrat më të fundit tregojnë se, transaksionet nëpër terminalet POS në Shqipëri gjatë marsit kanë qenë në numër rreth 608 mijë, nga 548 mijë që ishin në shkurt dhe 532 mijë që ishin në muajin janar. Rritja mujore fiksohet kështu në rreth 10.9%. Sa i përket vlerës së transaksioneve nëpër terminalet POS, ato kanë prekur shifrën e 2.48 mld lkëve, nga rreth 2.03 mld që ishin në shkurt, pra në rritje me rreth 22%.

Edhe shifrat e homebanking flasin për një rritje të konsiderueshme. Numri i transaksioneve është rritur në 382 mijë, nga 337 mijë të tilla që ishin gjatë muajit paraardhës. Në vlerë ndërkohë, rritja mujore fiksohet në 12.8%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kartat bankare prekin rekord të ri, arrijnë në 1.3 mln në T1, “kërcen” kërkesa për karta krediti

Postimi mëparshëm

Transporti ajror vazhdon të vuajë pandeminë. Numri i pasagjerëve ulet me 57% krahasuar me vitin 2019

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.