Sociale

Maji rrit aplikimet për azil/ 22% më shumë kërkesa se në prill, në pesë muajt e parë rreth 4,900 aplikantë

0

Muaji Maj regjistron numrin më të lartë të shqiparëve azilkërkues deri më tani për këtë vit. Pas një rënie gjatë muajit prill në terma mujorë, shohim se gjatë majit tendenca për të aplikuar për azil është rritur duke kaluar në mbi 1000 kërkesa. Kështu, të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA), tregojnë se në muajin maj kanë aplikuar për azil gjithsej 1,123, nga ku 930 janë aplikime për herë të parë, ndërsa 193 janë aplikime përsëritëse. Shifrat bëjnë me dije se krahasuar me muajin prill, i cili regjistronte 920 aplikime, kërkesat janë rritur me 22%. Nëse do të flisnim në terma vjetorë të dhënat tregojnë se kërkesat për azil i kanë thyer nivelet e periudhës së pandemisë. Nga shifrat e analizuara nga “Scan Intel” rezulton se gjatë majit të vitit 2021 regjistroheshin 458 kërkesa në total, ndërsa gjatë vitit 2020 ishin gjithsej 90 kërkesa. Nëse do t’i referoheshim rritjes vjetore shohin se gjatë majit të këtij viti janë 145% kërkesa më shumë se gjatë vitit 2021.

Në terma pesëmujorë numri i aplikimeve për azil është 4,908. Sipas anlizës së “Scan Inel” krahasuar me pesëmujorin e viti të kaluar, kërkesat rezultojnë të jenë rritur me 109.4%. Të dhënat tregojnë se gjatë pesë muajve të parë të vitit 2021 regjistroheshin gjithsej 2,344 aplikime për azil nga shqiptarët.

Rritja e kërkesave për azil reflektohet edhe nëse do ta karahasonim me rajonin. Në raport me vendet e rajonit, Shqipëria regjistron numrin më të lartë të kërkesave edhe për muajin maj të këtij viti. Vendi i dytë i cili ndjek në renditje është Maqedonia e Veriut me 279 kërkesa, pasuar nga Serbia me 236 kërkesa. Sa i përket aplikimeve për azil nga Kosova, për muajin maj janë regjistruar 229 dhe kanë pësuar një rritje karahasuar me muajin prill të po këtij viti . Vendet e rajonit me më pak aplikime për azil janë Mali i Zi me vetëm 33 kërkesa dhe Bosnje Hercegovina me 158 aplikime.

Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” bëjnë me dije se përgjatë muajit maj të vitit 2022 janë depozituar rreth 70,200 aplikime në vendet e Bashkimit Europian, duke pësuar rënie karahasuar me muajin prill, por në nivel më të ulët se marsi kur kërkesat nga ukrainasit regjistroheshin në rreth 14,000.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lindjet, “presion” popullsisë/ Rënie në 10 qarqe nga 12. Vlora, Gjirokastra, Lezha, rezultatin më negativ

Postimi mëparshëm

Qershori, rekord importesh të pijeve dhe peshkut/ 17.7 dhe 13.5 mln euro, vlera më e lartë që nga viti 2005

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.