Financë

Lezhianët, ata që kursyen më shumë! Rritën me 2.8% depozitat në T2, Korçarët dhe Durrsakët, të fundit

0

Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi depozitat bankare sipas rretheve, dhe vihet re një disproporcionalitet nga një qark në tjetrin. Të dhënat i referohen tremujorit të dytë të vitit, dhe duke bërë diferencën me periudhën paraardhëse, pra tremujorin e parë të vitit, mund të kuptojmë më qartë se cilat qytete kanë kursyer më shumë e cilat më pak. Shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intelligence Unit” tregojnë se, Tirana është qarku me rritjen më të madhe të depozitave gjatë kësaj periudhe, me plot 4% rritje. Bëhet fjalë për depozitat në total, pra ku përfshihen jo vetëm individët, por edhe bizneset apo institucionet. Kryeqyteti ndiqet nga Shkodra, me një rritje të depozitave me 2.1%. Vlora ndërkohë renditet në vendin e tretë, me një rritje të depozitave në tremujorin e dytë të vitit prej 2%. Korça dhe Durrësi ndërkohë, regjistrojnë rritjen më të ulët, me 0.3% dhe 0.6% respektivisht.

Po për indvidët si qëndron situata? Në këtë drejtim nuk është më Tirana në vend të parë, por Lezha, ku rritja e depozitave në tremujorin e dytë të vitit regjistrohet pranë 2.8%. Ndjek Shkodra me 2.5% rritje dhe Tirana me 2.4% rritje. Zhvendosja e Tiranës në vend të tretë për depozitat e individëve sinjalizon se rritja e depozitave në total ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e sektorit privat. Korça ndërkohë duket se zë sërish vendin e fundit, me vetëm 0.3% rritje të depozitave për indvidët në tremujorin e dytë të vitit. Edhe Durrësi mban sërish vendin e parafundit, me 0.5% rritje, duke u ndjekur nga Elbasani, me vetëm 0.6%.

Në terma absolutë ndërkohë, Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë qarqet me më shumë depozita për indIvidë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ku shkojnë remitancat? Jo për biznes, por për prona. E thotë BSH, familjet e emigrantëve, më të varfëra se ato pa emigrantë

Postimi mëparshëm

Në Tiranë, 6.9 mln Lekë në vit vjedhjet e sinjalistikës, – Të dhënat e 2020-ës, në Dhjetor u bë “nami”, 2021 duket edhe më keq

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.