Sociale

Kuksianët dhe shkodranët, të “frymëzuar” nga pandemia, – Të vetmet qarqe ku regjistrohet rritje e lindjeve. Gjirokastritët, më të “frikësuarit”

0

Sipas të dhënave demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave, llogaritet një rënie e numrit të lindjeve gati në të gjitha qarqet e vendit për tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar me një vit më parë. Vetëm në dy qarqe duket se pandemia nuk e ka shtrirë ndikimin e saj sa i përket këtij treguesi. Nga analiza e të dhënave nga “Scan Intelligence Unit”, qarku i Kukësit dhe qarku i Shkodrës kanë pësuar rritje të numrit të lindjeve për tremujorin e dytë të vitit aktual, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020. Gjatë periudhës Prill-Qershor 2021, numri i lindjeve në qarkun e Kukësit llogaritet 204 lindje, ndërsa gjatë periudhës Prill-Qershor 2020 në këtë qark numri i lindjeve ka qenë 183 lindje. Shohim se numri i lindjeve në Kukës është rritur me gati 11.5%. Qarku tjetër i cili ka pësuar rritje të numri të lindjeve është qarku i Shkodrës. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 në këtë qark numri i lindjeve regjistrohej në 457, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020 regjistrohët në 499 lindje, duke u rritur kështu me 11.4%. Ndryshe nga Kukësi dhe Shkodra, pandemia ka ndikuar në të gjithë qarqet e tjera, duke bërë që numri i lindjeve të ulet ndjeshëm. Rënien më të madhe e ka regjistruar qarku i Gjirokastrës me 31.3%, i pasuar nga qarku i Elbasanit me 21.6% dhe ai i Korçës me 16.3%. Qarku i Durrësit ka shënuar rënien më të ulët me 6.2%, mes dhjetë qarqeve të tjera. Pandemia nuk ka kyrsyer as kryeqytetin, ku të dhënat tregojnë se për tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, lindjet kanë rënë me 9.1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave. Renditemi mes vendeve me kapacitete të ulta përballuese në Europë dhe Rajon

Postimi mëparshëm

Tregtia e jashtme vijon rimëkëmbjen,- Rritje vjetore me 30% e eksporteve gjatë korrikut dhe 26% e importeve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.