Financë

Kriza tkurr lehtë dërgesat e emigrantëve. Rënie me 4.3% në 2020-2n, por rekord i dekadës së fundit në T3 dhe T4

0

Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga emigrantët gjatë vitit 2020, atë të pandemisë, prekën shifrën e 673 milionë eurove, nga rreth 702 mln euro që ishin gjatë vitit paraardhës, pra në rënie me 4.3% në terma vjetorë. Krahasuar me vitet e tjera paraardhëse ndërkohë, pra përpara 2019-ës, kjo shifër rezulton të jetë më e lartë, çka sinjalizon se të paktën në këtë aspekt, kriza nuk ka pasur një ndikim të madh. Madje, duke pasur parasysh edhe faktin se kriza e shkaktuar nga pandemia ka goditur rëndë ekonominë globae dhe atë personale të emigrantëve që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, sidomos në Europë, rënia e lehtë e të ardhurave nga emigrantët në 2020-ën mund të shihet me optimizëm.

Madje, ajo që vihet re është edhe fakti se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka regjistruar një rekord, prej 202 mln euro të ardhurash nga emigrantët, që është edhe shifra më e lartë që prej vitit 2009. Përpara krizës financiare të viteve 2012-2013 dërgesat e emigrantëve ishin në nivele më të larta se periudha pas krizës. Tremujori i tretë i vitit 2020 ndërkohë regjistron fluksion më të lartë të të ardhurave nga emigrantët që prej vitit 2008.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët, si europianët. Muajt e preferuar për të sjellë foshnjat në jetë, korriku dhe shtatori.

Postimi mëparshëm

Nje deputet shqiptar paguhet 5 herë më shumë se shqiptari mesatar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.