Financë

Kreditë me probleme tkurren sërish/ Bien pranë 6.49%, niveli më i ulët që prej vitit 2008

0

Niveli i kredive me probleme ka shënuar një tjetër tkurrje gjatë shtatorit, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, duke zbritur pranë 6.49%, nga 6.96% që ishte në muajin Gusht. Shtatori shënon gjithashtu muajin e 8-të me radhë që ky tregues regjistrohet në rënie. Kjo perfromancë tejet pozitive e një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar vjen në një kohë që vendi po del nga një krizë e tejazgjatur, si ajo e shkaktuar nga pandemia. Kjo rënie progresive e treguesit, që tashmë ka zbritur në nivelet para krizës financiare globale, ka qenë e papritur për të gjithë, madje edhe për vetë Bankën Qendrore. Vetëm pak ditë më parë, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë ku dha opinionet e institucionit në lidhje me buxhetin 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se, vetë institucioni priste që pandemia të nxiste jo një ulje të treguesit të kredive me probleme, por një rritje të ndjeshme të tij, deri në 15%. Krejt e kundërta ka ndodhur.

Në Shtator, rënia e treguesit pranë nivelit të 6.49%, shënon rezultatin më të mirë që prej vitit 2008. Në terma mujor ky tregues ka rënë me 0.47 pikë përqindje, që është rënia më e madhe që prej qershorit të këtij viti, kur tkurrej me 0.68 pikë përqindje. Ky tregues është me rëndësi të veçantë jo vetëm për sektorin bankar, por për të gjithë ekonominë, pasi sinjalizon një aftësi të mirë paguese, dhe sidomos hapësira për vijimin e kreditimit ndaj bizniesit dhe individëve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Cilat bashki shpallin më shumë tendera? Korça në vend të parë, me mbi 6 tendera mesatarisht në ditë

Postimi mëparshëm

Sa pasuri kanë shqiptarët? $64,355 për frymë sipas BB, por nuk bëhet fjalë për pasuri financiare

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.