Financë

Kreditë me probleme, tjetër rënie në mars/ Pranë 5.24%, muaji i 14-të me radhë me ulje

0

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rënie të mëtejshme të nivelit të kredive me probleme gjatë marsit të këtij viti, pranë 5.24%, nga 5.39% që ishte kjo normë gjatë muajit shkurt. Marsi i këtij viti rezulton të jetë gjithashtu muaji i 14-të me radhë në rënie për një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar. Ka qenë janari i vitit 2021 muaji i fundit kur ky tregues rritej, për t`u ngjitur pranë 8.2%. Ndërkohë, rënia progresive gjatë muajve pasues ka ardhur pavarësisht faktit se vendi është përballur me kriza të njëpasnjëshme, që nga pandemia e deri te kriza e çmimeve dhe e konsumit. Madje, shifrat sinjalizojnë se, rënia e normës së kredive me probleme gjatë muajit mars të këtij viti fiksohet në 0.15 pikë përqindje, që është më e lartë se muaji shkurt i këtij viti, kur treguesi binte me vetëm 0.06 pikë përqindje.

Më rënien e muajit mars, treguesi i kredive me probleme i afrohet edhe më shumë rekordit të mëparshëm historik, të regjistruar në muajin nëntor të vitit 2008, prej 5%.

Kujtojmë se, gjatë vitit të kaluar, ky tregues i`u rikthye për herë të parë niveleve të para krizës financiare globale. Në 2015-ën norma e kredive me probleme në Shqipëri u ngjit pranë 25%, duke u kthyer kështu në një rrezik për shëndetin bankar dhe duke e vendosur Shqipërinë në vend të parë në rajon në këtë drejtim.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni “kapërcen” në 6.2%/ Shifra më e lartë që prej prillit 2002. Transporti, buka, vaji, sheqernat udhëheqin rritjen

Postimi mëparshëm

Pasojat fatale nga aksidentet rrugore, Shqipëria e treta në Europë me normën më të lartë në 2020-ën. Regjistron 63.96 fatalitete për 1 milion banorë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.