Financë

Huatë për blerje banese, rekord i ri/ 4.3 mld lekë në maj, rritet kredia totale me 10%

0

Muaji Maj ka shënuar rekord rritjeje në vlerën e huave të reja të dhëna nga bankat për blerje banesash nga individët. Kështu, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë nga 7.6 mld lekë të huave të reja për individë, 4.3 mld rezultojnë për blerje banese përgjatë muajit Maj 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të pesë viteve me përpara, kjo vlerë ishte 3.8 mld lekë për 2021, 1.5 mld lekë për vitin 2020, 2.5 mld lekë për vitin 2019, 2 mld lekë për vitin 2018 dhe 2.2 mld lekë për vitin 2017. Pra, kemi të bëjmë me një rekord historik, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e vrullit të kërkesës gjatë fillimit të këtij viti, e konfirmuar edhe nga vrojtimet e mëparshme të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, huatë e reja gjithsej për muajin Maj 2022 fiksohen në 21,6 mld lekë, ndër të cilat 13,5 mld janë marrë nga bizneset, 7,6 mld nga individët dhe 360 mln tjetër nga korporatat jofinanciare publike. Sa i përket huave të reja gjithsej shohim një rritje prej 10% krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, majin e vitit 2021.

Huatë e reja në lekë vijojnë të mbizotërojë ndaj asaj në valutë. Ndërkohë që nga huatë e reja për financimin e individëve 4.8 mld lekë ka qenë kredi e re në monedhën vendase, 2.8 mld lekë në euro dhe vetëm 2,1 mln lekë në dollarë Megjithatë, kjo tendencë nuk ka qene gjithmonë kështu. Nëse hedhim një sy të shpejtë të historikut qe na servirin shifrat zyrtare për periudhën 2016-2022, shohim se ky raport ka qënë i përmbysur. Prej vitit 2016-2018, në totalin e kredive të reja për blerje banesash nga individë dominojnë kreditë në monedhen Europiane, ndërkohë që për vitet 2018-2022 monedha vendase ka ardhur gjithnjë dhe në rritje, rrjedhojë edhe e politikave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për deurizimin e ekonomisë.

E kundërta ka ndodhur me korporatat private ose bizneset, të cilët kanë preferuar kreditë në Euro ndaj atyre në monedhën vendase. Nga totali i huasë së re gjatë muajit Maj 2022 të cilat kanë shkuar për finacimin e bizneseve, 5.7 mld lekë ka qenë kredi në monedhën vendase, 7.6 mld lekë në euro dhe vetëm 131 mln lekë në dollarë, tregojnë shifrat zyrtare. Vetë bankat po ndjekin politika të kujdesshme lidhur me kreditimin e individëve dhe bizneseve duke përputhur të ardhurat e tyre me monedhën e kredisë, së bashku me ndërgjegjësimin e palëve për rrezikun ndaj kursit të këmbimit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Mishi, sa konsumojmë dhe nga vjen? 68,5 kg për frymë në vit, 20% e konsumit vjen nga vetëm 10 shtete

Postimi mëparshëm

Gjysma e huave, për ndërtim dhe tregti/ Kredia e re për biznesin, 52% vetëm për dy sektorë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.