Financë

Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 mld lekë për Qershorin

0

Muaji Qershor ka shënuar rritje në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin e tregtisë dhe industinë përpunuese. Kështu, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë fiksohen në 6.49 mld lekë për periudhën Qershor 2022 dhe për industinë përpunuese në 2.13 mld lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një muaji me përpara, për sektorin e tregtisë, kjo vlerë ishte 3.86 mld lekë, çka përkthehet me një rritje prej 40% në nivel huash të reja, ndërkohë që sa i përket industrisë përpunuese kjo vlerë fiksohej në 1.36 mld lekë çka përkthehet në një rritje me 36%.

Nëse do të bëjmë një raport të thjeshtë sesi ka ndryshuar niveli i financimit të sektorit të tregtisë me hua të reja të dhëna nga bankat per vitin 2022, përkundrejt muajve paraardhës shohim një rritje me 40% krahasuar me muajin Maj, rritje me 3% krahasuar me muajin Prill, rënie me 73% krahasuar me muajin Mars, rritje me 50% krahasuar me muajin Shkurt dhe rritje me 24% krahasuar me muajin Janar 2022.

Nëse do të vijojmë t`i referohemi raportit të Bankës së Shqiperisë, shohim se huatë e dhëna për financimin e bizneseve të tregtisë, zënë peshën më të lartë të kredive të reja në nivel korporatash jofinaciare të dhëna nga sektori bankar, me 44% përkundrejt totalit të përgjithshëm për Qershor. Në vend të dytë, renditen huatë e reja dhënë për koorporata jofinanciare që i përkasin sektorit të ndërtimit me 16% dhe industries përpunuese me 14%. Të tre këta sektorë përbëjnë 74% të parave të financuara nga bankat në nivel huash të reja për sektorin privat.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria, 1 automjet për çdo 4 persona/ Eurostat: Renditemi të parafundit në Europë, lëmë pas vetëm Turqinë

Postimi mëparshëm

50 fakte rreth Tiranës/ Kryeqytetasit në 360 gradë, nga biznesi, martesat, çiklistët e deri tek Kulla e Sahatit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.