Sociale

Gratë shqiptare, mbi 5 orë punë shtëpie në ditë, 38 orë në javë/ Burrat vetëm 2 orë punë të papaguar

0

Sipas një raporti të Institutit të Statistikave, nje grua shqiptare kalon mesatarisht 38 orë në javë në punët e shtëpisë, gatim dhe në përkujdesjen ndaj femijeve, ndërkohë që për burrat ky tregues është ndjeshëm më i ulët me 14.5 orë në javë.

Kështu, raporti më i fundit i INSTAT referuar treguesve gjinorë në Shqipëri thekson se, mesatarisht gratë shqiptare kryejnë 343 minuta në ditë punë të papaguar, ose plot 5 orë e 43 minuta, çka përkthehet në 6 herë më shumë se burrat punë të papaguar në kohëzgjatje. Kjo bën që gratë dhe vajzat shqiptare të renditen në vendin e 12-të në botë me 86% të kohës së papaguar dedikuar punëve të shtëpisë, 13,7% të kohës së papaguar dedikuar përkujdesjes ndaj antarëve të tjerë familjes dhe 0.3% të kohës dedikuar një shërbimi në komunitet. Nëse si baze krahasimore do të marrim publikimin e vitit 2019 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, shohim se grate dhe vajzat në vende si: Kepi i Gjelbërt(Afrikë), Meksikë, Kolumbi, Kosta Rica, Kili, Azerbajan, Irak, Peru, Turqi dhe Moldavi janë ato që zënë 10 vendet e para të renditjes në këtë drejtim. Gratë dhe vajzat shqiptare renditen shumë pranë kryesimit të listës së mësipërme duke zënë vendin e 12-të në botë, sa i përket punës së papaguar.

Situata përmbyset tërësisht kur bëhet fjalë për burrat. Këta të fundit, shpenzojnë mesatarisht 126 minuta ose 2:06 orë në ditë punë të papaguar nga të cilat 86% të kohës në ditë e harxhojnë për punë shtëpie dhe 10% përkujdesje ndaj të tretëve, çka e vendos Shqipërinë ndër vendet e para nga fundi sa i përket dembelizmit të burrave në drejtim të punëve të shtëpisë. Megjithatë, ndërkohë që gratë dhe vajzat janë ato që i dedikojnë më tepër kohë punëve të shtëpisë, INSTAT tregon se janë meshkujt ata që i dedikojnë më tepër kohë punës në tërësi me plot 11:5 orë gjithsej (punë e paguar+punë e papaguar) përkundrejt grave me 9:45 orë gjithsej(punë e paguar+punë e papaguar).

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Arsimi, në plan të dytë/ Shpenzimet publike në sektor, në rënie viti pas viti, 12 herë më të ulta se në vendet e zhvilluara

Postimi mëparshëm

Siguria Kibernetike Kombëtare, Shqipëria në fund të Europës/ Jemi ndër 4 vendet me performancën më të dobët sa i përket sigurisë së qeverisjes elektronike

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.