Barometri Ekonomik

Gjysma e shqiptarëve nuk kursejnë dot !

0

Një ndër treguesit që Barometri Ekonomik Scan ka në përbërjen e tij, është dhe ai i kursimeve. Në këtë tregues jepet informacion në lidhje me situatën aktuale të kursimeve për familjet shqiptare si dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Pjesa më e madhe e të anketuarve, rreth 53% shprehen se në familjen e tyre nuk po kursejnë aspak por thjesht po përballojnë jetesën me të ardhurat e tyre. Nga ana tjetër 7% prej tyre shprehen se po shfrytëzojnë kursimet e mëparshme dhe 9% janë në situatën që po marrin borxh ose kredi.

Kur të anketuarit u pyetën në lidhje me kursimin gjatë 12 muajve të ardhshëm, 46% deklarojnë se nuk ka gjasa të kursejnë, rreth 40% shprehen se ka pak gjasa të kursejnë e ndërsa 11% e të anketuarve shprehen se ka shumë gjasa që të kursejnë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Në krahasim me tremujorin e parë vërehet një rritje me 6 pikë përqindje duke arritur në 53% e të anketuarve që shprehen se aktualisht nuk po kursejnë por thjesht po përballojnë jetesën me të ardhurat familjare, tregues që në T1 shënonte 47%. Rënie rregjistrohet dhe tek ata që shprehen se i duhet të tërheqin kursimet e tyre dhe po i duhet të marrin borxh/kredi përkatësisht 2% dhe 3%, të cilat në T1 përllogariteshin në 9% dhe 12%.

Lidhur me pritjet për kursim në të ardhmen, rreth 4% më shumë e të anketuarve shprehen se nuk ka gjasa të kursejnë. Kujtojmë se në T1 kjo vlerë përllogaritej në 42%, kundrejt 46% në T2.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rritet shkalla e “Privimit Material”, – Nga 40.4% në T1, në 43% gjatë T2 2021

Postimi mëparshëm

Tregtia e jashtme vijon me shifra pozitive. Eksportet dhe importet, rritje me 50.8% dhe 28.9% gjatë qershorit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.