Financë

Gjysma e huave, për ndërtim dhe tregti/ Kredia e re për biznesin, 52% vetëm për dy sektorë

0

Ndërtimi dhe tregtia përbëjmë 52% të peshës së huave të reja të dhëna nga bankat në nivel biznesi dhe koorporatash jofinanciare përgjatë muajit Maj 2022. Kështu, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për sektorin e ndërtimit fiksohen në 3.2 mld lekë dhe 3.8 mld lekë për sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë për periudhën Maj 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, Maj 2021, kjo vlerë ishte 2.9 mld lekë për ndërtimin dhe 5.5 mld lekë për tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Nëse analizën tonë e përqëndrojmë sesi ka ndryshuar niveli i financimit me hua të reja shohim një rritje me 8% për sektorin e ndërtimit përkundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2021, ndërkohë që tregtia ka shënuar një renie me 43% gjatë periudhën Maj 2021-Maj 2022. Siç duket, rritja e huave të reja të marra nga bizneset është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e vrullit të këtyre sektorëve, kryesisht të ndërtimit, rritjes së ndjeshme të kostove të lëndëve të para, e konfirmuar kjo edhe nga vrojtimet e mëparshme të Bankës së Shqipërisë, çka ka rritur ndjeshëm nevojën për financim nga sektori bankar.

Nëse do të vijojmë t`i referohemi të dhënave të përditësuara për Majin të Bankës së Shqiperisë, shohim se huatë e dhëna për financimin e bizneseve të “Tregtisë me shumicë dhe pakicë”, zënë peshën më të lartë të kredive të reja në nivel korporatash jofinaciare të dhëna nga sektori bankar, me 28% përkundrejt totalit të përgjithshëm. Në vend të dytë, renditen huatë e reja dhënë për koorporata jofinanciare që i përkasin sektorit të “Ndërtimit” me 24% përkundrejt totalit. Këta dy sektorë përbëjnë 52% të parave të financuara nga bankat, të ndjekura nga sektori i shërbimit me 11%, “Industrisë përpunuese” dhe “Transportit dhe Magazinimit” me 10%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Huatë për blerje banese, rekord i ri/ 4.3 mld lekë në maj, rritet kredia totale me 10%

Postimi mëparshëm

Fasoneria, “modeli” i eksporteve shqiptare/ Tekstilet përbëjnë 1/3 e produkteve “Made in Albania”, mallrat e përpunuara në total, 59%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.