EkonomiFinancë

“Fatura” e konçesionit të kolaudimit, – Fitimet neto të “SGS” në Shqipëri, rreth 13 mln euro, marzhet e fitimit deri në 50%

0

Që nga data 1 janar e vitit 2021, Kontrolli Teknik i Mjeteve Rrugore dhe Rimorkiove në Republikën e Shqipërisë, nuk kryhet më nga shoqëria “SGS Automotive Albania” shpk. Këtë shërbim tashmë e ka rifilluar “Drejtoria e përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit rreth shoqërisë SGS Automative, për të parë se si ka ndryshuar pasqyra e saj financiare në dekadën e fundit, gjatë periudhës së kohëzgjatjes së konçesionit. Ky është një prej konçesioneve më jetëgjata në vend, dhe një ndër më të përfolurit, edhe për shkak të monopolit që gëzonte në treg. Gjithashtu, bëhet fjalë për një prej konçesioneve të pakta që ka përfunduar. Në total të ardhurat e gjeneruara për të gjitha vitet prekin shifrën e 8.23 mld mijë lekësh, ose rreth 67 milionë euro, ndërsa shpenzimet totale të kompanisë janë 6.27 mld lekë. Fitimi total që nga viti 2010 deri në vitin 2020 llogaritet 1.6 miliardë lekë, ose rreth 13 milionë euro. Nga të dhënat e pasqyruara dhe në grafik, shihet se fitimi neto i kësaj shoqërie ka ardhur në rritje nga viti në vit, ku gjatë 2010-ës regjistronte një humbje më 20 milionë e 767 mijë e 935 lekë, për të ardhur në vitin 2020 me fitimin më të lartë ndër të gjitha vitet, me gati 251 milionë lekë. Nëse do ta kalonim fokusin të të ardhurat e shoqërisë ndër vite, viti që regjistron të ardhurat më të larta është po ashtu viti 2020. Pandemia nuk e ka trembur aktivitetin e kësaj shoqërie gjatë vitit 2020, pasi sipas të dhënave, shohim se për këtë vit edhe të ardhurat dhe fitimet kanë prekur rekord për dekadën 2010-2020. Krahasuar me vitin 2019, fitimet neto të vitit 2020 janë rritur me 8.3%. Rreth 1/3 e fitimeve të konçesionarit në vendin tonë janë akumuluar vetëm në vitin e fundit.

“Scan Intelligence Unit”, gjithashtu, ka analizuar marzhin e fitimit të shqërisë "SGS Automative" për periduhën e konçesionarit. Gjatë vitit 2020, marzhi i fitimit fiksohet në 53.3%, që është edhe përqindja më e lartë. Gjatë vitit 2019 ky tregues ishte 23.8%, ndërsa në 2018 në 20.3%. Vetëm gjatë vitit 2010 ky tregues paraqitet negativ pasi gjatë këtij viti shoqëria rezulton të jetë me humbje. Mesatarja e marzhit të fitmit ndër vite është 19.4%, sipas përllogaritjeve të “Scan Intelligence Unit”

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rriten “no-vax” në Shqipëri, – shifrat zyrtare, mbulimi vaksinal për fëmijët pranë nivelit më të ulët që prej 2014-ës

Postimi mëparshëm

Azilantët shqiptarë “rigjejnë” Europën,- Shifrat e qershorit pranë niveleve të para pandemisë, më të lartat që prej shkurtit 2020

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.