Sociale

Azilantët shqiptarë “rigjejnë” Europën,- Shifrat e qershorit pranë niveleve të para pandemisë, më të lartat që prej shkurtit 2020

0

Frenimi i masave anti-covid dhe përfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta nga rreziku Covid-19 për një pjesë të madhe të vendeve europiane, duket se ka rikthyer azilantët shqiptarë në Europë. Shifrat më të fundit të bëra publike nga zyra europiane e azilantëve i referohen muajit qershor të këtij viti dhe flasin për 616 kërkea për azil nga shtetas shqiptarë në një prej vendeve të Bashkimit Europian. Numri i kërkesave për herë të parë ndërkohë fiksohet në 430 të tilla, që është edhe numri më i lartë që prej shkurtit të vitit 2020, pra përpara se pandemia të godiste Shqipërinë. Ndërkohë që gjatë muajve paraardhës luhatjet në numrin e azilantëve shqiptarë në Europë kanë qenë të dukshme, rritja e shifrave gjatë qershorit duket shqetësuese. Me pandeminë shifrat u ulën në mënyrë drastike, deri në 66 kërkesa për herë të parë gjatë majit 2020.

Shifrat tregojnë gjithashtu se Shqipëria është vendi i tretë në Europë pas Gjeorgjisë dhe Turqisë sa i përket numrit të azilantëve gjatë qershorit në Europë. Shifrat e zyrës europiane të azilantëve tregojnë edhe një rritje të ndjeshme të azilantëve afgan gjatë qershorit, mbi 6 mijë në total në rritje me më shumë se 1 mijë raste krahasuar me muajin paraardhës, duke paralajmëruar kështu një krizë refugjatësh, po të marrim parasysh faktin se gjatë muajve pasardhës dhe atyre në vijim shifra do të rritet ndjeshëm.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Fatura” e konçesionit të kolaudimit, – Fitimet neto të “SGS” në Shqipëri, rreth 13 mln euro, marzhet e fitimit deri në 50%

Postimi mëparshëm

Pandemia largon shqiptarët edhe nga librat! – Shtëpitë botuese dhe libraritë raportojnë rënie të ndjeshme të xhiros dhe fitimeve gjatë 2020-ës, deri në -35%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.