Financë

Depozitat rriten me 600 mln euro Arrijnë në 1.115 trilionë lekë, në rritje me 0.2% krahasuar me janarin

0

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka prekur shifrën e 1.11 trilionë lekëve, në rritje me 0.2% krahasuar me muajin janar të këtij viti. Në terma vjetorë, pra krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, rritja është në vlerën e 73 mld lekëve, çka përkthehet në rreth 600 milionë euro.

Në terma mujorë, pra krahasuar me janarin e këtij viti, depozitat në lekë janë regjistruar në rënie, ndërkohë që janë regjistruar në rritje ato në valutë. Në terma vjetorë ndërkohë, pra krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, rritja e depozitave në lekë është më e lartë se ajo në valutë, 9% në lekë dhe 6% në valutë, sinjalizojnë shifrat zyrtare.

Kështu, periudha e pandemisë ka nxitur një përqëndrim më të madh të depozitave bankare drejt monedhës vendase, paçka se ato në valutë vijojnë të zënë një përqindje më të madhe mbi totalin. Depozitat në valutë zënë 54% të totalit të depozitave, ndërsa ato në Lekë, 46%. Një vit më parë ky raport fiksohej në 55% me 45%, po në favor të atyre në valutë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Zgjerohet kreditimi gjatë shkurtit Rritje me 26% krahasuar me janari, në rënie në terma vjetorë

Postimi mëparshëm

Kur kursejnë më shumë shqiptarët? Në Gusht dhe Dhjetor! Emigrantët “fryjnë” depozitat, Tetori, muaji i vetëm kur “preken” kursimet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.