FinancëStudime

Cilat bashki shpallin më shumë tendera? Korça në vend të parë, me mbi 6 tendera mesatarisht në ditë

0

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar 61 bashkitë e vendit bazuar në aktivitetin e tyre tenderues, sipas të dhënave të OpenProcurement.al, portali i Institutit Shqiptar të Shkencave. Periudha e marrë në analizë fillon nga 1 janari i vitit 2021 deri në 31 tetor të vitit 2021. Informacioni përmban emrin e autoritetit prokurues, që në rastin tonë është ai i 61 qeverisjeve vendore, numrin e operatorëve ekonomik se sa të tilë kanë paraqitur ofertën për tenderat e zhvilluar, numrin e tenderave të shpallur, fondin limit për tenderat e shpallur (në Lekë pa TVSH), numrin e tenderave të shpallur me fitues, fondin limit per tenderat e shpallur me fitues (në Lekë pa TVSH), si dhe vlerën vlera totale të shpallur fituese (në Lekë pa TVSH).

Për vitin 2020, 61 bashkitë kanë shpallur në total 6798 tendera publikë, nga të cilat 4137 janë shpallur me fitues. Tenderat e shpallur me fitues arrijnë në vlerat e 32 489 423 009 lekë duke mos e përfshirë TVSH-në.

Sipas të dhënave të deklaruara nga secila njësi e qeverisjes vendore rezulton se, Bashkia e Korçës ka numrin më të lartë të tenderave të shpallur, përkatësisht 1887 të tillë, nga të cilët 1403 tendera janë shpallur me fitues. Përafërsisht, kjo bashki, pergjatë vitit 2020 ka shpallur më shumë se 6.2 tendera publik në ditë, mesatarisht. Kjo bashki rezulton edhe me numrin më të lartë të operatorëve ekonomik që kanë paraqitur ofertën e tyre për tenderat e shpallur, rreth 454 të tillë. Në vend të dytë renditet Bashkia e Tiranës, me 486 tendera të shpallur, ndër të cilët, 333 janë shpallur me fitues. Renditja vazhdon me qeverisjen vendore Shkodër, Durrës dhe Vlorë, përkatësishtë 320 tendera të shpallur, ku 169 prej tyre janë shpallur me fitues për qeverisjen vendore Shkodër, 292 tendera të shpallur për qeverisjen vendore Durrës, nga të cilët janë shpallur me fitues 150 të tillë, dhe 236 tendera publik të shpallur për qeverisjen vendore Vlorë, për të cilën rezultojnë 149 tendera të shpallur me fitues.

Ndër qeverisjet vendore me numrin më të ulët të tenderave të shpallur rezultojnë ajo e Pustecit, me 7 tendera të shpallur, ku vetem 3 janë shpallur me fitues, ajo e Konispolit me 10 të tillë, nga të cilat janë shpallur me fitues 9 prej tyre, dhe Vora me 18 të tillë, ku 13 prej tyre janë shpallur me fitues.

Për sa i përket vlerës totale të shpallur fituese, qeverisja vendore Tiranë renditet e para duke arritur në vlerat e 5.55 mld lekë për 333 tendera të shpallur fitues. E para për nga numri i tenderave të shpallur me fitues, qeverisja vendore Korçë regjistron një vlerë totale për tenderat e shpallur me fitues në 4.4 mld lekë. Ndër qeverisjet vendore, ku vlera totale e tenderave të shpallur me fitues arrin mbi 1 mld Lek për periudhën e marrë në studim, rezulton ajo e Durrësit, Kamzës, Vlorës, Kurbinit, Kavajës dhe e Lezhës.

Ndër qeverisjet vendore, në të cilat aktiviteti tenderues prek shifrat me të ulëta është ajo e Libohovës me rreth 11 mln lekë, qeverisja vendore e Fushë-Arrëzit me rreth 9 mln lekë dhe ajo e Pustecit me rreth 6.6 mld lekë.

Peshën më të madhe në totalin e tenderave të shpallur me fitues në lekë, e zë Bashkia Tiranë, me 17.10%. Bashkia tjetër, pesha e të cilës është e konsiderueshme në totalin e tenderave të shpallur me fitues në lekë është ajo e Korçës, me 13.58%. Në vlerat poshtë 10% gjejmë qeverisjen vendore Durrës dhe atë Kamëz, me 7.90% Bashkinë Durrës dhe 7.31% për atë Kamëz.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni zbret në 2.4%, – Ushqimet u shtrenjtuan me 4.1%, falë “bukës”, “frutave”, “vajrave” dhe “ëmbëlsirave”

Postimi mëparshëm

Kreditë me probleme tkurren sërish/ Bien pranë 6.49%, niveli më i ulët që prej vitit 2008

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.