Stoku i borxhit të jashtëm bruto ka rënë në tremujorin e tretë të vitit, pasi ka prekur shifrat rekord historike gjatë tremujorit të dytë, tregojnë të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Shifrat tregojnë kështu se, në tremujorin e tretë të vitit, borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë preku shifrën e 8.83 mld eurove, nga 8.93 mld euro që ishte në tremujorin e dytë. Rënia fiksohet në rreth 100 milionë euro, ose e përkthyer në përqindje, në 1.12%. Pavarësisht rënies së lehtë të stokut të borxhit gjatë tremujorit të tretë të vitit, shifra është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë, pas asaj të tremujorit paraardhës.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se qeveria e përgjithshme zë thuajse gjysmën e borxhit të jashtëm bruto, normë kjo në rënie mjaft të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës. Në vend të dytë ndjek investimi direkt me hua ndërkompani dhe në vend të tretë koorporatat depozituese.
Sa i përket maturimit të borxhit, afat-shkurtër apo afat-gajtë ndërkohë, me përjashtim të investimit direkt, ku totali shkon në rreth 7.2 mld euro, pjesën e “luanit” e zë borxhi afat-gjatë, me 93% të totalit, ndërkohë që vetëm rreth 7% janë borxh afat-shkurtër.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments