Financë

Bien sërish kreditë me probleme, – Prekin rekord të ri minimal, pranë 7.05% gjatë korrikut

0

Treguesi i kredive me probleme regjistron një rënië të mëtejshme gjatë muajit korrik, pranë nivelit të 7.05%, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Gjatë qershorit, ky tregues fiksohej pranë 7.12%. Korriku është muaji i 7-të me radhë me këtë normë në rënie. Shifrat tregojnë se kjo është performanca më e mirë që prej fillimit të vitit 2009. Gjatë 3-4 muajve të fundit, ky tregues ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm, duke zbritur për herë të parë në nivelet e para krizës financiare globale. Me këtë krizë, ky tregues u rrit ndjeshëm, për të kulmuar në rreth 24% në vitin 2014.

Ndër të tjera, përmirësimi i kësaj norme gjatë muajve të fundit, me rekordin e ri të prekur tashmë në korrik, vjen në një kohë që vendi vijon të vuajë pasojat e pandemisë. Paçka se shpeshherë është paralajmëruar se, kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia do të ndikonte në këtë normë. Por, ka ndodhur krejt e kundërta, madje përmirësimi është thelluar edhe më tej pas skadimit të masave të Bankës së Shqipërisë për risktukturimin e kredive në vështirësi, masë e vendosur nga pandemia. Treguesi i kredive me probleme është ndër më të rëndësishmit për shëndetin bankar, dhe ndër të tjera, një normë e ulët sinjalizon edhe një aftësi të mirë paguese të kreditorëve. Rënia e korrikut rrit besimin te sektori bankar por edhe në ekonomi.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rinohet Parlamenti i Shqipërisë, mosha mesatare zbret me 4.8 vite nga 2017, LSI më e plakura. Rritet edhe prania e femrave

Postimi mëparshëm

Remitancat ulin ritmin në T2, – 171 mln euro, mbi nivelet e 2020-ës, por larg niveleve të 2019-ës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.