Barometri Ekonomik

Barometri Ekonomik Scan T2 2021 -Taksat dhe tatimet, problemi kryesor i shqiptarëve, ndjekin korrupsioni dhe papunësia

0

Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e dytë të vitit, mes të tjerave, radhit edhe problematikat kryesore të familjeve shqiptare. Të anketuarit kanë dhënë një vlerësim për disa çështje aktuale dhe sa problematike do t`i konsideronin ato për familjen e tyre. Vlerësimi është kryer në një shkallë nga 1 në 10, ku 1 do të thotë aspak problem dhe 10 do të thotë shumë problematike. Ndryshe nga tremujori i parë ku Covid-19 konsiderohej si problemi kryesor, kjo dhe për shkak se gjatë tremujorit të parë pandemia preku pikën kulmore të infektimeve, këtë tremujor problemi kryesor me më shumë pikë është vlerësuar të jenë taksat dhe tatimet.

Taksat dhe tatimet vlerësohen si problem me 7.45 pikë, e ndërsa Covid-19 për këtë tremujor vlerësohet me 6.14 pikë nga 7.61 që ishte në tremujorin e parë. Korrupsioni vazhdon të jetë problemi i dytë më i madh për familjet shqiptare ne të dy tremujorët, por i vlerësuar në këtë edicion me 7.27 pikë nga 7.24 që ishte më parë. Papunësia po ashtu ndjek në listën e problemeve duke u renditur në vend të tretë me 6.84 pikë nga 10 maksimumi. Krahasuar me tremujorin e kaluar ky tregues shihet të jetë vlerësuar me më pak pikë se tremujorin e parë që ishte 7.23 pikë.

Situata politike dhe efikasiteti i gjyqësorit ndërkohë, vlerësohen si më pak problematiket nga lista e problematikave të parashtruara, me respektivisht 5.56 dhe 5.99 pikë. Pjesë e renditjes janë edhe problematika si informaliteti, kriminaliteti si dhe sundimi i ligjit. Diferenca më e madhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit vihet re në vlerësimin e COVID-19 si një problematikë për familjen dhe po ashtu një tjetër diference vihet re tek papunësia, ku vlerësimi në këtë tremujor është më i ulët se ai i pari.

Sa problematike do ti konsideronit për familjen tuaj fushat e mëposhtme?

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pa kursime nuk ka investime. Vetëm 45% e shqiptarëve kanë në plan të bëjnë blerje në 6 muajt e ardhshëm

Postimi mëparshëm

Përmirësohet klima e të bërit biznes – Më mirë se T1, por pritshmëritë janë pesimiste

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.