Barometri Ekonomik

Përmirësohet klima e të bërit biznes – Më mirë se T1, por pritshmëritë janë pesimiste

0

Kur u pyetën se si është aktualisht të bërit biznes në Shqipëri krahasuar me një vit më parë rreth 39% e të anketuarve janë të mendimit që aktualisht është më keq ose shumë më keq se një vit më parë. Nga ana tjetër rreth 30% e të anketuarve shprehen se gjendja e të bërit biznes është njëlloj si një vit më parë dhe 22% mendojnë se është më mirë ose shumë më mirë se një vit më parë.

Kur pyeten për pritjet e tyre rreth të bërit biznes në 12 muajt e ardhshëm më shumë se një në tre të anketuar shprehen se do të jetë më mirë ose shumë më mirë se aktualisht, pohuar nga 35% e të anketuarve. Rreth 28% shprehen se do të jetë njësoj si aktualisht dhe 24% shprehen se do të jetë më keq ose shumë më keq se aktualisht. Duhet theksuar që për këtë pyetje 13% e të anketuarve nuk kanë një mendim.

Krahasuar me tremujorin e parë diferenca të rëndësishme shihen në perceptimin rreth të bërit biznes për situatën aktuale. Rreth 13% më pak të anketuar janë shprehur se situata aktuale e të bërit biznes është më keq ose shumë më keq se 12 muaj më parë, përkatësisht 39% në T2, kundrejt 52% në T1 dhe rreth 7% e të anketuarve më shumë në tremujorin e dytë që mendojnë se të bërit biznes aktualisht është më mirë ose shumë më mirë se një vit më parë, vlera të cilat fiksohen në 22% në T2 kundrejt 15% në T1. E ndërsa për pritjet në 12 muajt e ardhshëm nuk vërehen diferenca midis tremujorit të parë dhe atij të dytë.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Barometri Ekonomik Scan T2 2021 -Taksat dhe tatimet, problemi kryesor i shqiptarëve, ndjekin korrupsioni dhe papunësia

Postimi mëparshëm

Televizioni, burimi kryesor për edukimin financiar,- rreth 63% e të anketuarve informohen përmes tij, 8% përmes shkollës dhe universitetit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.