Barometri Ekonomik

6 në 10 shqiptarë, të pakënaqur me jetesën/ Vetëm 3% janë plotësisht të kënaqur. Situata, më e zymtë se tremujori i dytë

0

Kenaqesia me nivelin e jetesës është një prej çështjeve kryesore të Barometrit Ekonomik Scan dhe Indeksit të Besimit Konsumator. Të dhënat e tremujorit të tretë të anketës mbi 1 mijë individë në të gjithë territorin e republikës, sipas një kampionimi gjithëpërfshirës, tregojnë se, ata që janë të kënaqur me nivelin e tyre të jetesës në vendin tonë, në total janë 36%, nga ku 33% shprehen të kënaqur, dhe vetëm 3% plotësisht të kënaqur. Të dy këta indikatorë kanë pësuar një rënie të lehtë, me nga 1 pikë përqindje respektivisht, krahasuar me tremujorin paraardhës, kur publikohej edicioni i dytë i Barometrit Ekonomik Scan.

Nga ana tjetër, të pakënaqurit fiksohen në 60%, nga 58% që ishin në tremujorin e dytë të vitit. Vetëm 4% e të anketuarve janë pa përgjigje. Pra, 6 në 10 shqiptarë shprehen të pakënaqur me nivelin e tyre të jetesës në vend. Mes të pakënaqurve, 36% shprehen se janë më së shumti të pakënaqur, njësoj sa ç`ishin në tremujorin paraarendës, dhe 24% shprehen plotësisht të pakënaqur, nga 22% që ishte kjo shifër në tremujorin e kaluar. Shifra e atyre pa përgjigje ndërkohë mbetet e njëjtë me tremujorin e dytë të vitit.

Këto të dhëna nga Barometri Ekonomik Scan janë në linjë edhe me gjetjet e tjera të barometrit, që nga indeksi i përgjithshëm i besimit konsumator, që regjistrohet në rënie këtë tremujor, te aftësia e tyre për të kursyer, për të bërë blerje të mëdha dhe investime, e deri te planet e tyre për të emigruar.

Klikoni këtu për raportin e plotë 

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

43% e shqiptarëve planifikojnë emigrimin, – 2% janë me valixhet gati, kanë kryer dokumentacionin

Postimi mëparshëm

Kriza e çmimeve anashkalon Shqipërinë/ Inflacioni në BE, 4.4%, në Shqipëri sipas Eurostat, 2.5%, norma e 4-t më e ulët në Europë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.