Barometri Ekonomik

43% e shqiptarëve planifikojnë emigrimin, – 2% janë me valixhet gati, kanë kryer dokumentacionin

0

Ashtu si në dy edicionet e kaluara, Barometri Ekonomik Scan, është ndalur edhe gjatë edicionit të tretë te planet që kanë shqiptarët për të emigruar. Nga anketat e zhvilluara në nivel kombëtar, raporti tregon se cilat kanë qenë përgjigjet që kanë dhënë të anketuarit. 3% e shqiptarëve duket se e mendojnë emigrimin. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e të anketuarve nuk e kanë në plan diçka të tillë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Janë 57% të anketuarit që kanë raportuar se nuk kanë në plan për të emigruar. Nëse do ta krahasonim me edicionet pararendëse pra me edicionin e dytë dhe edicionin e parë, shohim se kjo përqindje është rritur me një pikë. Gjatë tremujorit të dytë dhe tremujorit të parë, përqindja e të anketuarve që nuk kishin ndërmend të emigronin ishtë 56%.

Brenda atyre që e planifkojnë emigrimin, të dhënat e barometrit tregojnë se janë rritur me dy pikë përqindje, gjatë tremujorit të tretë, të anketuarit që thjesht po e mendojnë të emigrojnë në 12 muajt e ardhshëm. Kjo përqëndje është 36% dhe duket se është kthyer në nivelet e edicionit të parë që ishte po 36%. Gjatë tremujorit të dytë, të anketuarit që po e mendonin të emigronin në 12 muajt e ardhshëm ishin 34%.Është ulur nga ana tjetër përqindja e të anketuarve që kanë një plan konkret. Për këtë edicion janë 5% e të anketuarve që kanë një plan konkret, ndërkohë që gjatë tremujorit të dytë ishin 9% e të anketuarve që kishin një plan konkret. Krahasuar me temujorin e parë, kjo shifër ka rënë me 1 pikë përqindje.

Janë 2% të anketuarve që kanë raportuar se kanë përfunduar dokumentacionin dhe presin vetëm të ikin. Kjo shifër është e njejtë me tremujorin e parë, por ka pësuar rritje me një pikë përqindje krahasuar me edicionin e dytë. Pra, një në 50 shqiptarë, sot, është me valixhet gati.


Planet për të emigruar

Klikoni këtu për raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Barometri Ekonomik Scan: Më pak shqiptarë planifikojnë të kryejnë blerje të mëdha, si pronë apo automjet

Postimi mëparshëm

6 në 10 shqiptarë, të pakënaqur me jetesën/ Vetëm 3% janë plotësisht të kënaqur. Situata, më e zymtë se tremujori i dytë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.