Sociale

E marta, dita më e sigurtë e javës. 45% e aksidenteve rrugore ndodhin në fundjavë, 15% ditën e hënë

0

Dita më e sigurtë e javës për këdo që planifikon të udhëtojë me makinë konsiderohet dita e martë, me 175 aksidente automobilistike për vitin 2021. Ndërkohë që 210 është numri i aksidenteve rrugore në rang vendi shënuar të premteve, ndjekur nga e shtuna me 206 aksidente dhe e diela me 198 të tilla, çka përkthehet në 15% të numrit të aksidenteve secila ndaj totalit, referuar shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave për vitin 2021.

Të dhënat flasin për një rritje të numrit të aksidenteve automobilistike, qofshin këta të plagosur apo viktimave gjatë ditës së parë të javës dhe veçanërisht në fundjavë. Sipas një “teorie famëkeqe”, shumë njerëz e konsiderojnë të martën dhe të premten si ditë tersi. Por sa janë gjasat e shkaktimit të një aksidenti rrugor gjatë këtyre ditëve? Përgjigjja që vjen nga Insitituti i Statistikave është që fundjava konsiderohet si periudha me “e ngjeshur” e javës me aksidente.

Thënë më ndryshe 45% e aksidenteve në rang vendi, ndodhin nga e premtja në të dielë. Këto janë dhe ditët kur numri i lëvizjeve të javës merr nje ngarkesë më të madhe ose bëhet burim aksidentesh si pasojë edhe e konsumit të pijeve alkoolike. Gjasat për t`u përfshirë në një aksident automobilistik në fundjavë janë 7.4% më të larta se ditët e tjera të javës. Nga ana tjetër, të martën, gjasat për aksident janë 12.5% më të ulta se ditët e tjera të javës.

Nëse bejmë një ndarje të shtetasve të plagosur apo fataliteteve, shohim se 279 është numri i të aksidentuarve të plagosur dhe 33 është numri i fataliteteve përgjatë të premteve të vitit 2021. Edhe më i rënduar duket bilanci referuar ditës së shtunë për vitin 2021, më përkatësisht 288 persona të plagosur dhe 27 persona që kanë ndërruar jetë dhe të dielë me 281 persona të plagosur dhe 26 persona që kanë ndërruar jetë.

Sa i përket orareve, frekuenca më e lartë e ndodhjes së një aksidenti i përket fashës nga 08:00 deri në 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në 17:00.

Referuar muajve, më problematiku duket të jetë Gushti, i cili përkon me pikun e sezonit turistik, lëvizjet e mëdha të pushuesve në zonat bregdetare, emigrantëve që kthehen per te shijuar vendin dhe fluksit më te lartë te mjeteve rrugore qarkulluese.

Referuar qarqeve më problematike në rang Republike, kryesimin ndër vite e mban qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Lezhës, ai i Fierit dhe Durrësit.Berati, Dibra, Gjirokastra, Vlora dhe Korça regjistrojnë numrin më të vogël të aksidenteve rrugore ndër vite.

Nësë fokusohemi tek fakti sesi kanë ndryshuar këto numra ndër vite, shohim se listës të së premtes si ditë problematikë i shtohet dhe dita e hënë. Ndërkohë që dita më e sigurtë e javës për këdo që planifikon të marrë makinën, çuditërisht konsiderohet dita e martë, për të cilën gjithashtu qarkullon një tjetër “mit tersi”. Kështu pra, jo çdo legjendë urbane shkon në të njëjtën linjë me statistikat zyrtare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Na duhet një orë punë për të blerë 1 litër naftë/ Shqipëria, e para në Europë, një zviceriani i duhen vetëm 4 minuta

Postimi mëparshëm

Azilantët shqiptarë vijojnë në nivele të larta/ Marsi, 108% më shumë aplikime se në vitin 2021, mbetemi të parët në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.