Sociale

11.6% e popullsisë në intensitet të ulët pune/ Eurostat: 74% e tyre në rrezik për të qenë të varfër, renditemi ndër të parët në Europë

0

Në Shqipëri 74% e popullsisë të cilët jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës janë në prag të varfërisë. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit nga “Agjencia Europiane e Statistikave” referuar kushteve të jetesës për familjet në vendet e Europës për vitin 2020. Ky tregues verëhet me rritje në vendin tonë gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019-të, kjo për shkak të pandemisë. Në vitin 2019-të ky tregues regjistrohej në 73.9%. Të dhënat tregojnë se mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2020 për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune është 64%. Por kujt i referohet Eurostat me intensitet të ulët pune? Intensiteti i punës së një familjeje tregon se sa kanë punuar të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune, në krahasim me sa do të punonin nëse do të përdornin potencialin e tyre të plotë. Sipas raportit intensiteti i punës tregohet me tre nivele, duke filluar nga shumë i ulët, mesatar dhe shumë i lartë. Në përgjithësi, sa më i lartë të jetë intensiteti i punës brenda një familje aq më i ulët është edhe probabiliteti për të qenë në rrezik varfërie.

Në rajon vendi i cili ka përqindjen më të lartë të popullsisë të cilët jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës dhe janë në prag varfërie është Maqedonia e Veriut e cila renditet e pesta në rajon me 88.8%. Në nivel rajoni vijon në renditje Serbia me 77.5%, pasuar nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Në Mal të Zi,  73.2% e popullsisë të cilët jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës janë në prag të varfërisë. Në Europë vendi me përqindjen më të lartë të personave në prag varfërie për shkak të intensitetit të ulët të punës është Lituania me 94.7%, ndjekur nga Rumania dhe Sllovakia me 91.5% dhe 91.2% respektivisht. Vendet me përqindjen më të ulët janë Gjermani dhe Irlanda me 50.6% dhe 52.1%.

“Scan Intel” për të patur një analizë më të qartë të kushteve sociale ka analizuar të dhënat e “Agjencisë Europiane” mbi përqindjen e popullsisë të cilët kanë jetuar në familje me intensitet të ulët të punës për vitin 2020. Kështu, shifrat tregojnë se përgjatë 2020-ës në Shqipëri janë 11.6% e popullsisë nga mosha 0-59 vjeç të cilët jetojnë në familje më intensitet të ulët të punës. Ky tregues në vendet e Bashkimit Europian është mesatarisht 8.5%. Një aspekt pozitiv sa i përket të dhënave për vendin tonë është fakti se kjo përqindje ka rënë krahasuar me vitin 2019-të, i cili e regjistronte në 12.2%. Sipas renditjes që “Scan Intel” ka kryer referuar të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, vihet re se vendet e rajonit kryesojnë Europën me përqindjen më të lartë të popullsisë të cilët jetojnë në familje më intensitet të ulët të punës. Serbia renditet e para me 16.2%, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me 15% dhe 14.8%. Shqipëria renditet e gjashta në rajon me përqindjen më të lartë. Ndër vendet e fundit me përqindjen më të ulët të popullsisë të cilët jetojnë në familje më intensitet të ulët të punës janë Sllovakia dhe Polonia me 4.3% secila si dhe Çekia e Estonia me 4.4% dhe 4.7% përkatësisht.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria, për çdo 20 punonjës, ka 1 “Drejtor”/ Analiza e Scan Intel: Figurojnë rreth 33,800 drejtues gjithsej.

Postimi mëparshëm

Nafta në Shqipëri, sikur në Europë ta paguanin 8.8 euro litrin/ Krahasimi i çmimit të naftës me pagën mesatare “zbulon” absurdin shqiptar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.