Sociale

1 në 4 të rinj, as punon e as shkollohet/ Norma e NEETs në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë, gati dy herë mbi mesataren e BE

0

Tradicionalisht, shumica e të rinjve fillojnë të angazhohen në një marrëdhënie pune vetëm pasi kanë përfunduar arsimin e lartë dhe rrallëherë e kombinojnë arsimin me punësimin. Vitet e fundit, ky tranzicion është bërë më i zgjatur dhe gjithnjë e më i paparashikueshëm, me të rinj që ndërrojnë punë më shpesh dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u vendosur në tregun e punës. Nga ana tjetër, ka të rinj të cilët as nuk punojnë e as nuk shkollohen, ose trajnohen, dhe kjo kategori njihet si NEETs.

Shifrat më të fundit të tregut të punës të publikuara nga Instituti i Statistikave për vitin 2021 tregojnë se të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç në Shqipëri, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, përbëjnë 26,1 % të të rinjve gjithsej, ose thuajse 1 në 4 të rinj. Në këtë grup, 37,3 % e të rinjve janë të papunë.

Por, sa është kjo normë në vendet e tjera të Europës. Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat për të rinjtë e moshës 20-34 vjeç në Bashkimin Europian, shkalla e atyre që konsiderohen si NEETs është 14.3%, pra rreth 11.8 pikë përqindje më e ulët se në vendin tonë. Gjithsesi, ndryshe nga Instat, metodologjia e Eurostat i referohet një grupmoshe disi më të madhe, 20-34 vjec, kundrejt 15-29 vjeç. Në Europë, vetëm Italia, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Italia regjistrojnë një normë më të lartë se vendi ynë.

Sipas vendbanimit, në BE, përqindja e të rinjve (20–34 vjeç) as në shkollë, as në marrëdhënie punësimi rezulton më e ulët në qytete 16,0 % sesa në periferi 18,9% dhe zonat rurale 18,8 %.

Sipas shteteve anëtare të BE-së shohim se variacioni është i lartë. Për personat e moshës 20-34 vjeç, normat më të ulëta në vitin 2021 regjistrohen në Suedi, Hollandë, dhe Islandë, me 6.4%, 6.6% dhe 7.9% respektivisht. Nga krahu tjetër norma të larta regjistrohen në: Itali (24,4 %), Rumani (21,4%) dhe Greqi (20,5 %), ku një e katërta ose më shumë e të gjithë të rinjve të moshës 20-34 vjeç nuk janë as në marrëdhënie punë, as në arsim ose trajnim profesional. Normë të lartë të NEETs paraqesin gjithashtu Serbia (19,5 %) dhe Bullgaria (18,3 %).

Megjithëse përpjekjet dhe politikat e Bashkimit Europian drejtuar grupeve të veçanta të të rinjve, kanë ardhur gjithmonë e në rritje, mbetet një numër i lartë të rinjsh që nuk janë angazhuar as në një marrdhënie punësimi, në arsim apo formim profesional. Në Shqipëri ndërkohë, situata duket edhe më alarmante se në pjesën dërrmuese të vendeve të Unionit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet, më pak mallra në prill/ Bie volumi me 5,7%, fluturimet me rritje deri në 36.2%, “thyejnë” edhe periudhën e para krizës

Postimi mëparshëm

Çmimet “godasin” kursimet/ Depozitat në lekë, 14 mld më pak në 4 muaj, rënia më e madhe prej 2007-ës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.