34% e grave në Shqipëri kanë raportuar shfaqen ose kërcënimin e dhunës fizike në shtëpi, që nga pandemia Covid-19, tregojnë të dhënat e raportit të Kombeve të Bashkuara për Gratë. Ky raport vjen në prag të fillimit të 16-të ditëve të aktivizmit global kundër dhunës me bazë gjinore, e cila fillon më 25 nëntor. Hulumtimi u krye në 13 vende, përkatësisht Shqipëri, Bangladesh, Kamerun, Kolumbi, Bregun e Fildishtë, Jordani, Kenia, Kirgistan, Marok, Nigeri, Paraguaj, Tajlandë, Ukrainë. Këto vende janë përzgjedhur në bazë të diversitetit rajonal, me prioritet dhënë vendeve me të ardhura të mesme ose të ulta. Raporti tregon se pandemia e COVID-19 e ka keqësuar gjendjen e sigurisë së grave në shtëpitë e tyre dhe në hapësirat publike.
Të dhënat tregojnë se , 34% e femrave shqiptare thanë se ndiheshin të pasigurta sepse në shtëpitë e tyre ka pasur dhunë fizike dhe 38% tha se kjo ishte për shkak se gratë e tjera në familje janë lënduar. Vendi ynë qëndron i pari mes 13 vendeve në total sa i përket përqindjes së grave që janë përgjigjur për këto dy pyetje. Shqipëria qëndron e dyta në renditje sa i përket lëndimit nga të rritur të tjerë të familjes. Janë 29% e grave që janë përgjigjur se janë lënduar nga të rritur të tjerë të familjes. Në vend të parë me përqindjen më të lartë qëndron Ukraina me 35%.
Përqindja e grave që kanë raportuar për shfaqjen e dhunës fizike në shtëpi
Përqindja e grave që kanë raportuar se gratë e tjera në familje janë dhunuar
Përqindja e grave të lënduara nga të rriturit e tjerë në familje
Janë 23% e grave në Shqipëri që kanë raportuar se Covid-19 e ka bërë më të shpeshtë konfliktin në familjen e tyre. Në renditje për këtë çështje, Shqipëria renditet e pesta mes 13 vendeve në total. Vendi ynë renditet i treti sa i përket përqindjes së grave të cilat kanë raportuar se abuzimi fizik ose verbal nga bashkëshorti/partneri është rritur në komunitetitn e tyre gjatë pandemisë. Janë 79% e grave në Shqipëri që e kanë raportuar këtë. Po ashtu, vendi ynë është i pesti nga 13 vende për përqindjen e grave që mendojnë se ngacmimi seksual është rritur gjatë pandemisë.
Përqindja e grave që kanë raportuar se Covid-19 ka keqësuar konfliktet brenda në familje
Përqindja e grave që kanë raportuar se abuzimi fizik ose verbal nga bashkëshorti/partneri është rritur në komunitetitn e tyre gjatë pandemisë
Nga ana tjetër po ashtu janë 22% e të anketuarave në Shqipëri thonë se ndihen më pak të sigurta kur ecin vetëm natën që nga fillimi i pandemisë. Ata kanë raportuar se shëndeti i tyre mendor dhe emocional është keqësuar gjatë pandemisë dhe po ashtu, thonë se ndjehen të pasigurta në shtëpi dhe njëkohësisht kanë pasiguri ushqimore.
Përqindja e grave që ndihen më pak të sigurta kur ecin vetëm natën që nga fillimi i pandemisë
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments