Sociale

1 në 2 persona jetojnë ngushtë/ Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë në familje të mbipopulluara

0

Shqipëria është vendi i dytë në Europë i cili regjistron përqindjen më të lartë të popullsisë që jetojnë në familje në kushte mbipopullimi. Janë 58,1% e popullsisë në vendin tonë të cilat jetojnë ngushtë. Këtë tregojnë shifrat më të fundit nga “Agjenca Europiane e Statistikave” për vitin 2020. Me termin mbipopullim, EUROSTAT, i referohet familjeve të cilat nuk kanë dhoma të mjaftueshme për numrin e njerëzve pjestarë. Gjatë vitit 2020 mesatarja e këtij treguesi në Bashkimin Europian regjstrohet në 17.5%. Përqindjen më të lartë të popullsisë që jetojnë në familje të mbipopulluara e regjistron Mali i Zi me 64.4% dhe kryeson në listën ku janë të renditura vendet e Europës. Vendi i tretë në renditje për këtë tregues, pas Shqipërisë, është Serbia, me 52.5% të popullssië në kushte mbipopullimi. Maqedonia e Veriut megjithëse në nivel rajoni renditet e fundit, në Europë renditet në vend të shtatë, me 41.8%. Ndër vendet e Europës me përqindjen më të ulët të këtij treguesi mund të përmendim Qipron me 2.5%, Irlandën, me 3.2% dhe Maltën me 4.2%.

Në të njejtin publikim të “Agjencisë Europiane të Statistikave” gjenden të dhëna edhe për normën e mbingarkesës së kostove të banesave. Për shumë familje shpenzimet më të mëdha të të ardhurave të tyre shkojnë pikërisht për strehimin. Kjo normë tregon përqindjen e popullsisë që jeton në familje të cilat shpenzojnë 40% ose më shumë të të ardhurave të tyre për strehim. Sa i përket këtij treguesi Shqipëria renditen në vend të pestë nga fundi. Në vendin tonë vetëm 3.8% e familjeve shpenzojnë 40% të të ardhurave për strehim. Mes vendeve të Europës, shtetet të cilat kanë shkallën më të lartë të mbingarkesës së kostove të strehimit janë Greqia me 33.3%, Serbia me 17.8% dhe Bullgaria me 14.4%. Nga ana tjetër, vendet me shkallën më të ulët të mbingarkesës së kostove të strehimit janë Qipro, Lituania dhe Malta. Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues përgjatë vitit 2020 është 7.8%. Pra në Bashkimin Europian 7.8% e familjeve shpenzojnë 40% të të ardhurave të tyre.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Jemi mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë/ Rast unik, renditemi krah shteteve me PBB për frymë 14 herë më të lartë se ne

Postimi mëparshëm

Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet, punën e pagat/ “Lulëzojnë” hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, rritja deri në 108.8%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.