Raporte

Sipërmarrësit shqiptarë në Itali u rritën gjatë pandemisë, +6%, në total 49,748

0

“Scan Intelligence Unit” ka siguruar të dhënat e raportit të publikuar së fundmi nga fondacioni “Leone Moressa” sa i përket shifrave të sipërmarrësve të huaj në Itali gjatë vitit të kaluar. Ajo që bie në sy nga shifrat është fakti se, pavarësisht pandemisë, sipërmarrësit shqiptarë në vendin fqinj janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, madje regjistrojnë ndër rritjet më të mëdha mes kombësive të tjera sipërmarrëse në Itali. Sipas shifrave zyrtare, rezulton se, gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, sipërmarrësist shqiptarë në itali u rritën me 6%, që është norma e tretë më e lartë në vend. Vetëm Nigeria m Moldavinë regjistrojnë një niormë më të lartë, paçka se në vlerë absolute rritja është më e vogël se ajo e shqiptarëve. Këto shifra vijnë pavarësisht vitit mjaft të vështirë që kaloi Italia, si një prej vendeve më të goditura nga kriza, dhe sidomos për sektorin e turizmit, ku janë të fokusuar edhe një pejsë e madhe e shqiptarëve, si sipërmarrës, por edhe sit ë punësuar. Që prej vitit 2011 ndërkohë, norma e sipëmrarrësve shqiptarë në itali është rritur me 35%.

Në total bëhet fjalë për 49,748 sipërmarrës shqiptarë në Itali, të cilët kanë lindur jashtë Italisë, pra në pjesën dërmuese në Shqipëri. Kjo është shifra e 4-t më e madhe në vend, pas Kinës, Rumanisë dhe Marokut.

Sipërmarrësisht shqiptarë zënë kështu 6.7% të totalit të sipërmarrësve të huaj në vend. Të huajt përfaqësojnë 11% të sipërmarrësve në total. Kjo do të thotë se të paktën 0.66% e ndërmarrjeve në Itali zotërohet nga një shqiptar. Në këtë shifër përllogariten vetëm ata që kanë lindur jashtë italisë, çka do të thotë se shfira mund të jetë më e lartë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rritja e bizneseve të reja në Tiranë gjatë 2020-ës, në cilat zona dhe sektorë është përqëndruar?

Postimi mëparshëm

Hotelet humbën 1.6 mln netë qëndrimi gjatë 2020-ës, miliona euro dëm

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *